Procesi ndaj katërshes së UÇK-së, nis sot fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit

Procesi ndaj katërshes së UÇK-së, nis sot fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nis paraqitja e fjalës përmbyllëse të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, në kuadër të fazës përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Siç ka njoftuar avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, ai do ta fillojë deklaratën përmbyllëse nga ora 09:00. Kjo vjen në ditën e tretë […]

Siç ka njoftuar avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, ai do ta fillojë deklaratën përmbyllëse nga ora 09:00. Kjo vjen në ditën e tretë të paraqitjeve përfundimtare në një prej proceseve më të mëdha që po zhvillohet në Hagë.

Një ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur fjalën e saj përfundimtare, ndërsa më pas para trupit gjykues është paraqitur edhe mbrojtësi i viktimave. Prokuroria ka deklaruar se gjatë hetimeve ka administruar mbi pesë mijë prova materiale dhe ka intervistuar më shumë se 130 dëshmitarë.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi që në total nënkupton 180 vjet burgim.

Gjatë paraqitjes së saj, prokuroria ka pretenduar se Thaçi “i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët”, duke iu referuar sipas saj, dëshmive të James Rubin dhe Wesley Clark.

Kërkesa për dënime ka nxitur reagime nga liderë në Kosovë dhe rajon, të cilët kanë vlerësuar se një masë e tillë nuk mbështetet në standarde ndërkombëtare dhe kanë theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar një luftë të drejtë.

Faza e deklaratave përmbyllëse përbën etapën e fundit të këtij procesi gjyqësor. Prokuroria, mbrojtësi i viktimave, ekipet e mbrojtjes dhe të akuzuarit do të kenë mundësinë që gjatë kësaj dhe javës së ardhshme t’i paraqesin për herë të fundit argumentet e tyre para trupit gjykues.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat i kanë hedhur poshtë si të pabazuara. Mbrojtja ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar komanduese dhe se përgjegjësia individuale nuk është provuar.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës, ndërsa ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë që nga ajo kohë. /Periskopi

Të ngjashme
Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore