Profesor Smajlaj: Përdorja e rastit të Astrit Deharit për qëllime politike, tragjedi në vetvete

Profesori Avdi Smajlaj, thotë se është tragjedi në vetvete përdorja e tragjedisë së Astrit Deharit për qëllime politike. Pas debateve të fundit rreth rastit, z.Smajlaj shkruan: Me e degradu dhe me e përdorë deri në këtë shkallë tragjedinë e z. Astrit Deharit, vetëm te ne mund të ndodh. Nuk e di kush ka vendosor, por […]
Profesori Avdi Smajlaj, thotë se është tragjedi në vetvete përdorja e tragjedisë së Astrit Deharit për qëllime politike.
Pas debateve të fundit rreth rastit, z.Smajlaj shkruan:
Me e degradu dhe me e përdorë deri në këtë shkallë tragjedinë e z. Astrit Deharit, vetëm te ne mund të ndodh.
Nuk e di kush ka vendosor, por mbrojtje të rastit më jodinjitoze vështirë të gjendet.
Të përdorësh këtë tragjedi për qëllime politike, elektorale, konfliktesh të brendshme partiake, paraqitje televizive skandaloze, etj., është tragjedi në vetvete.
Të diskreditosh procesin e hetimeve me ndërhyrje politike e analiza idiote, me kontestime politike edhe të analizave të institucioneve ndërkombëtare, deri edhe në zhdukjen e mostrave brenda institucioneve përgjegjëse, është tragjjikomedi që vetëm ne dimë të bëjmë.
Ndjejë shumë keqardhje për vajzën e të ndjerit!












