Profesori universitar nxit diskriminimin gjinor në emision televiziv (Video)

Profesori universitar nxit diskriminimin gjinor në emision televiziv (Video)

Profesori universitar në degën e Sociologjisë, Fadil Maloku, ishte i ftuar në emisionin “Hashtag” në RTV Dukagjini për të folur për “dashurinë” me rastin e 14 shkurtit. Ai ndodhej përballë znj.Luljeta Aliu dhe një psikologeje tjetër. Z.Maloku shpreh qëndrime absolutisht të tmerrshme e të papranueshme e të cilat duhet të ngritin shqetësime edhe te autoritetet […]

Z.Maloku shpreh qëndrime absolutisht të tmerrshme e të papranueshme e të cilat duhet të ngritin shqetësime edhe te autoritetet relevante në Universitetin e Prishtinës.

Fillimisht, z.Maloku shpreh shqetësim mbi krizën që e ka kapluar martesën, duke e cilësuar atë si një kapilar shumë të rëndësishëm në “mirëmbajtjen e jetës sociale.”

Më pas, ai përflet veprën e filozofit të madh gjerman, Immanuel Kantit në lidhje me çështjen.

“M’ra ndërmend një përkufizim për dashurinë që e bën një filozof, një gjerman, Immanuel Kanti. Ai ka qenë 1 metër e 24 cenimetra i gjatë, s’u martu asnjëherë, ka jetu në një qytet, Keningsberg [Kaliningrad]. Ai e jep një përkufizim për dashurinë, shumë interesant. Dashuria thotë, është punë ndjenjash, jo dëshire. Unë thotë, nuk dashuroj pse dua, e aq më tepër pse obligohem, dhe konkluza është se dashuria e obligume është marri.” – thotë ai duke treguar se nuk ka kuptuar asgjë nga ato që shpreh filozofi gjerman në “Doktrinën e Virtytit”, shkruan Periskopi.

Për më tepër, filozofi i madh gjerman ka qenë 1 metër e 60 centimetër i gjatë, dhe jo 1 metër e 24 siç thotë z.Maloku.

Por, pjesa e mëposhtme është më problematikja e shprehur nga profesori universitar.

“Mashkulli, për nga natyra, femnën ka qef me posedu [15:20 nga videoja e mëposhtme]. Edhe femna, unë besoj, me psikologji, edhe femna është e krijume në atë mënyrë që e pëlqen posedimin… natyra e femnës është butësia, domethënë, është ma e ndjeshme.” – deklaroi ai.

Qëndrimet e tilla do të duhej të sanksionoheshin ashpër nga Universiteti i Prishtinës sepse inkurajojnë lloje të ndryshme të diskriminimit në baza gjinore. /Periskopi

Të ngjashme
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, ka të plagosur

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

A do të ulen në tavolinë me Kurtin për bisedime?- Flasin nga LDK-ja

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Muharremi: E turpshme vardisja e një pjese të LDK’së që po i bëhet VV’se për pushtet

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së