Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë, mungesa e tij në Kosovë s’e ndryshon situatën

Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë, mungesa e tij në Kosovë s’e ndryshon situatën

Prokurori Matt Halling ka thënë se mund të shihet përfshirja e Kadri Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë. Këtë deklarim, prokurori e mbështeti duke treguar për ndalimin e një personi për të cilin tha se u transferua personalisht nga Veseli në Kleçkë, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Ne mund të shohim përfshirjen e Kadri Veselit […]

Këtë deklarim, prokurori e mbështeti duke treguar për ndalimin e një personi për të cilin tha se u transferua personalisht nga Veseli në Kleçkë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ne mund të shohim përfshirjen e Kadri Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë edhe sa i takon ndalimit të Milan Mitroviqit. Në dosjen tonë diskutohet se si Veseli personalisht ka transferuar këtë person të keqtrajtuar në Kleçkë”, tha Halling.

Ai prezantoi edhe një dokument ku tregon ndalimin e Mitroviqit dhe që bashkëngjitur me atë shkruan “Shtabi Kryesor (Luli)”.

Halling theksoi se edhe vetë Veseli ka deklaruar se ka qenë në afërsi të Kleçkës kur është transferuar Mitroviq.

Tutje, prokurori shtoi se një dëshmitar që është mbajtur në Kleçkë së bashku me Mitroviqin, ka thënë se janë rrahur keq.

“Kadri Veseli ka ende shumë më tepër informacion sa u takon krimeve të kryera edhe përtej atyre në të cilat ka qenë ai personalisht i përfshirë”, shtoi Halling.

Në korrik të 1998-ës, sipas prokurorit, dëshmitari 2144 u takua me Veselin dhe Thaçin dhe paralajmëroi për raportimet për rrëmbimet dhe ndalimet e kryera nga UÇK-ja.

Ky dëshmitar, ai thotë se kishte deklaruar se Thaçi kishte thënë se UÇK-ja ishte ushtri e rregullt dhe e respektonte Konventën e Gjenevës.

“Mosangazhimi i Kadri Veselit për të parandaluar dhe kundërshtuar krimet në rolet që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm në njësinë e ZKZ-së është një kontribut sa i takon akuzave të ngritura në aktakuzë për NPK-në, si dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij si një epror i përgjegjshëm”, tha ai.

Përveç kësaj, prokurori deklaroi se mungesa e Veselit në Kosovë nuk e ndryshon situatën pasi ai mund t’i ushtronte kompetencat e tij ngado që ishte.

“Mungesa e tij në Kosovë nuk e ndryshon situatën. Veseli mund të ushtronte kompetencat e veta në Kosovë kudo që ishte dhe kurdo që dëshironte”, tha prokurori Halling.

Prokurori tha se Veseli ka qenë i përfshirë në udhëheqje dhe në veprimtari inteligjencë sipas provave. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sipas Halling, janë përfshirë në disa emërime të komandantëve./BetimipërDrejtësi/

Të ngjashme
Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër