Prokuroria del me detaje për aksionin ku u godit grupi kriminal, ndalon 10 persona

Prokuroria del me detaje për aksionin ku u godit grupi kriminal, ndalon 10 persona

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth aksionit ku u godit një grup kriminal në Prishtinë, e që rezultoi me arrestimin e 10 personave.  Arrestimet janë kryer pas një bastisje dhe kontroll në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës, lidhur me shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku […]

Arrestimet janë kryer pas një bastisje dhe kontroll në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës, lidhur me shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku ishte sulmuar vetura e drejtorit të QKUK-së. Sipas Prokurorisë, në mesin e të arrestuarve, ka edhe shtetas të Shqipërisë.

Ata dyshohen për veprat penale ‘’Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, paisijeve apo matrialeve narkotike’’, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

“Me këtë rast, nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një (1) sasi e konsiderueshme e substancave psikotrope narkotike, armë zjarri, si dhe prova të tjera matriale, të cilat do të përdoren në procedurën hetimore. Prokurori i shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit janë ndaluar dhe brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”, thuhet në njoftim.

Për aksionin u deklarua fillimisht Policia e Kosovës, ku tha se janë bastisur tri lokacione.

Policia tha se gjatë operacionit janë arrestuar 11 persona dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë armë të zjarrit, municion, pajisje elektronike, pranga, substanca narkotike dhe mjete për kultivimin e tyre.

Nga Rimanishta është konfiskuar një pistoletë, një armë automatike AK-47, 142 kilogramë kanabis dhe pajisje për përpunim../Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve