Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjakovë: Këto janë dyshimet e para

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka dhënë detajet e para për vrasjen e rëndë që ndodhi sonte në Gjakovë – raportin Periskopi. Prokuroria ka treguar se dyshohet se motivi i vrasjes është pronësor. Njoftimi i plotë i Prokurorisë: Prokuroria Themelore në Gjakovë, iu njofton që sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin […]
Prokuroria ka treguar se dyshohet se motivi i vrasjes është pronësor.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, iu njofton që sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.
I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.
Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.
I dyshuari është në kërkim dhe ende nuk është kapur nga ana e policisë












