Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për Jakup Krasniqin. Në parashtrimet e veta, ZPS-ja ka theksuar se në modifikimin e fundit për kushtet e paraburgimit, Paneli ka konstatuar saktë se ato masa ishin të nevojshme dhe proporcionale me të drejtat e Krasniqit dhe se nuk ia bëjnë të […]

Në parashtrimet e veta, ZPS-ja ka theksuar se në modifikimin e fundit për kushtet e paraburgimit, Paneli ka konstatuar saktë se ato masa ishin të nevojshme dhe proporcionale me të drejtat e Krasniqit dhe se nuk ia bëjnë të paarsyeshëm vazhdimin e paraburgimit.

“Lidhur me modifikimin e fundit të kushteve të paraburgimit, si çështje paraprake, Paneli e ka diferencuar saktë çështjen e menjëhershme si çështje në lidhje me paraburgimin ose lirimin e përkohshëm dhe jo kushtet e paraburgimit, e para bie nën rregullën 57 dhe e dyta sipas rregullës. 56(6).Në çdo rast, Paneli tashmë ka konstatuar se asnjë nga rrethanat e identifikuara nga Krasniqi në lidhje me kufizimet e vendosura ndaj të akuzuarve të tjerë nuk do të ndikonte materialisht në konsideratat që kanë të bëjnë me paraburgimin e tij. Paneli më tej ka konstatuar se ato masa janë të nevojshme dhe proporcionale dhe kompatibile me të drejtat e Krasniqit dhe se nuk ia bëjnë të paarsyeshëm vazhdimin e paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

Si rrjedhojë e këtyre arsyetimeve të përmendura, ZPS-ja ka potencuar se trupi gjykues duhet ta vazhdojë paraburgimin për Krasniqin.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./betimiperdrejtesi/

Pas një dite, Qeveria jep detaje për takimin e Kurtit me Escobari

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?