Prokuroria në Speciale kërkon “dënim të rëndë” ndaj Pjetër Shalës

Prokuroria në Speciale kërkon “dënim të rëndë” ndaj Pjetër Shalës

Zyra e Prokurorit të Specializuar në deklaratat përmbyllëse në rastin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, gjerësisht i njohur me nofkën komandant “Ujku”, i cili akuzohet për krime lufte, është duke kërkuar “dënim të rënd”. Kërkesa është bërë nga prokurori i ZPS-së, Filippo De Minicis, i cili ka thënë se kanë […]

Kërkesa është bërë nga prokurori i ZPS-së, Filippo De Minicis, i cili ka thënë se kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha argumentet dhe pretendimet që janë bërë ndaj Shalës.

“Dënimin që kërkon ZPS-ja vjen si rezultat i një shqyrtimi të kujdeseshëm i të gjithë faktorëve përkatës por veçanërisht i sjelljeve të akuzuarit, të veprimeve të tij dhe pasojat që ka shkaktuar ai. Ai ka shkaktuar një dhunë të frikshme ndaj viktimave”

“I akuzuari s’bëri asgjë për t’u lehtësuar dhunën. Për të gjitha këto arsyeje ai meriton dënime të rënd”, ka thënë Minicis.

Sipas tij, akuzat ndaj tij i kanë konfirmuar dëshmitarët që janë deklaruar deri tani në Speciale.

“Kemi dëgjuar shumë dëshmitarë që kanë konfirmuar dëshminë e njëri-tjetrit dhe kjo marrë së bashku me provat e tjera vërtetojnë dyshimet e Prokurorisë”.

Prokurorët specialë kanë ngritur katër akuza për krime lufte ndaj Shalës, përfshirë akuzat për torturë dhe vrasje.

Ata kanë pretenduar se Shala ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka arrestuar dhe ka keqtrajtuar të paktën 18 persona, të cilët konsideroheshin kolaboracionistë.

Shala, i cili akuzohet nga ZPS-ja për drejtimin e një burgu të improvizuar, ku edhe supozohet se janë keqtrajtuar njerëz dhe një prej tyre u vra, në nisje të gjykimit në Hagë, deklaroi se të gjitha akuzat ndaj tij janë të fabrikuara. Ai u arrestua më 16 mars 2021, ndërsa gjykimi ndaj tij nisi më 21 shkurt 2023.

Ai ngarkohet për krime të pretenduara lufte që u kryen midis majit dhe qershorit 1999, ndaj personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë, e cila pretendohet se kontrollohej nga UÇK-ja./ AP/

Të ngjashme
“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet