Prokuroria për operacionin antidrogë në Veternik: Hetimet po vazhdojnë

Prokuroria për operacionin antidrogë në Veternik: Hetimet po vazhdojnë

Një aksion i koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Njësisë së Antidrogës së Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 2 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar si kokainë, armë zjarri, vetura dhe prova të tjera materiale. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar përmes një komunikate për media se operacioni është në zhvillim […]

Një aksion i koordinuar mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Njësisë së Antidrogës së Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 2 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar si kokainë, armë zjarri, vetura dhe prova të tjera materiale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar përmes një komunikate për media se operacioni është në zhvillim e sipër dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e rastit.

”Prokuroria Themelore është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se aksioni po vazhdon ende në disa lokacione të tjera.

“Sot, më 22.04.2025, Policia e Kosovës ka filluar një aksion taktik në kuadër të një mase të veçantë hetimore. Deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar kokainë, armë zjarri, vetura dhe prova të tjera relevante”, tha Hoxha.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar përmes një komunikate për media se operacioni është në zhvillim e sipër dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e rastit.

Aksioni pritet të zgjerohet edhe në lokacione të tjera dhe pas përfundimit të bastisjeve pritet të jepen detaje shtesë për rezultatet konkrete./Periskopi/

Të ngjashme
“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet