Prokuroria publikon dy gjetjet e raportit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit

Prokuroria publikon dy gjetjet e raportit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit

Prokuroria Speciale ka njoftuar se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Sipas Prokurorisë, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton: Analizat e AND-së, nga objektet që kanë qenë në […]

Sipas Prokurorisë, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

Analizat e AND-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.

Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit.

“Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, raporti është pranuar në gjuhën frënge, ndërsa më 8 prill e kanë pranuar të përkthyer.

“Prokuroria Speciale njofton se raporti i ekspertizës është pranuar në gjuhë frënge dhe më pas është dërguar për përkthim në gjuhë shqipe. Ndërkaq, më datë 08.04.2022, rreth orës 15:30, kemi pranuar raportin e përkthyer në gjuhë shqipe”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për media nga Prokuroria Speciale

Prishtinë, 12 prill 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, njofton opinionin publik se më datë 01.04.2022, ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Prokuroria Speciale njofton se raporti i ekspertizës është pranuar në gjuhë frënge dhe më pas është dërguar për përkthim në gjuhë shqipe. Ndërkaq, më datë 08.04.2022, rreth orës 15:30, kemi pranuar raportin e përkthyer në gjuhë shqipe.

Po ashtu, ju bëjmë me dije se gjatë ditës raporti i ekspertizës në gjuhë frënge dhe gjuhë shqipe do t’iu dorëzohet familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor të familjes.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

–          Analizat e AND-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të AND-së për veç të atij, Astrit Dehari.

–          Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit.

Sa i përket ekshumimit të trupit të të ndjerit nuk ka rekomandim në ekspertizë dhe e njëjta nuk është rekomanduar që të ri ekzaminohet trupi duke pasur parasysh se sa kohë ka kaluar.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria Speciale do të vazhdojë me hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Gjithashtu, Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore do të zhvillojë hetime profesionale deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë