Prokuroria vazhdon deklarimin hyrës lidhur me atë se si të akuzuarit kanë ushtruar kompetencat e tyre

Prokuroria vazhdon deklarimin hyrës lidhur me atë se si të akuzuarit kanë ushtruar kompetencat e tyre

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, prokuroria ka vazhduar me deklarimin hyrës duke elaboruar se si të akuzuarit kanë ushtruar kompetencat e tyre. Sipas ZPS-së, secili nga të akuzuarit me kalimin e kohëve kanë pasur kompetenca, autoritet dhe ndikim […]

Sipas ZPS-së, secili nga të akuzuarit me kalimin e kohëve kanë pasur kompetenca, autoritet dhe ndikim që sipas tyre iu ka dhënë mundësinë që të vinin në jetë dhe arrinin qëllimin kriminal.

Tutje, u tha se në mënyrë që UÇK –ja të mbijetonte, kishte qenë i domosdoshëm edhe një organizim, ku u paraqit një bisedë e Xhavit Halitit me Azem Sylën me nënkuptimin se duhet të funksionohet sipas organizimit hierarkik, përndryshe dikush mund të keqpërdor grupin.

Në vazhdim ZPS-ja u deklaruar se roli i udhëheqësve ishte kritik dhe ata kanë ushtruar autoritet në vete dhe bashkarish.

Ndër të tjera, prokuroria tha se Veseli ishte përgjigjur se nuk kishin pasur detyra të veçanta por kanë bërë çfarë kanë mundur sepse rrethanat ishin të tilla.

Kurse, sipas një, deklarimit në një konferencë të Selimajt, ZPS tha se aty thuhet se Thaçi dhe Veseli kishin detyra të rëndësishme sidomos me kontaktin me jashtë dhe armatim.

Në vazhdim të deklarimit, u paraqiten me harta zonat operative duke u ndalur tek baza e shtabit të përgjithshëm.

Gjatë kësaj kohe, u paraqit një video e Thaçit i cili kishte marr pjesë në një dokumentar, ku thuhet se nga përgjigjet e tij, Thaçi dhe Veseli ishin persona që kanë kontaktuar me persona jashtë vendimit dhe se me vendim të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, ushtarët janë shpërndarë në zona operative.

Tutje, u paraqit një video e Selimajt i cili kishte deklaruar se në vitin 98 kishin emëruar leje dhënësin  i cili ishte marr me komunikata dhe televizionin e që kishte qenë Jakup Krasniqi, i cili më vonë ishte ndihmuar nga Thaçi.

Të ngjashme
Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja