Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Para stacionit policor në Lipjan po zhvillohet protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut. Vëllai i tij Albani, tha se si familje kërkojnë hetim të plotë, dhe se nuk do të dorëzohen së kërkuari drejtësi, transmeton Periskopi. “Drejtësi për Agonin. Të dashur pjesëmarrës, të gjithë ju që jeni […]

Para stacionit policor në Lipjan po zhvillohet protestë për Agon Zejnullahun, 27-vjeçari që vdiq në orët e para të 7 korrikut.

Vëllai i tij Albani, tha se si familje kërkojnë hetim të plotë, dhe se nuk do të dorëzohen së kërkuari drejtësi, transmeton Periskopi.

“Drejtësi për Agonin. Të dashur pjesëmarrës, të gjithë ju që jeni sot këtu, me zemër plot dhimbje por me qëllim të pastër e paqësor, ju falënderoj për praninë tuaj. Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje, sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi, sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbje kolektive, sepse heshtja vret për herë të dytë. Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i një padrejtësie që nuk guxon të harrohet. Ai është kujtimi që na bënë thirrje të mos mbyllim sytë, të mos dorëzohemi që të kërkojmë të vërtetën”, u shpreh Albani.

“Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, kërkojmë përgjegjësi, kërkojmë veprim ligjor e jo hesht je institucionale”, tha tutje ai.

Lidhur me rastin e vdekjes së Agonit, pesë zyrtarë policor janë arrestuar, dhe ndaj tyre peshon vepra penale “vrasje nga pakujdesia”, ku dhe është mbajtur seanca e parë gjyqësore për rastin.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve