Protestuesit ia zënë derën ministres Albulena Haxhiu

Në sheshin “Zahir Pajaziti” ka filluar protesta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, e cila nisi u organizua si shkas i rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. Një numër i madh i qytetarëve iu kanë bashkëngjitur kësaj proteste. Protestuesit kanë shkuar edhe në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë ku kanë gjuajtur me ngjyrë […]
Një numër i madh i qytetarëve iu kanë bashkëngjitur kësaj proteste.
Protestuesit kanë shkuar edhe në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë ku kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Protestuesit në duar mbajnë pankarta të shumta me mbishkrimet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Cika e gra jemi bashkë krahë për krahë”, “Nuk ka dështu nana, ka dështu shteti”, “8 muaj burg?! Ajo vlen shumë më shumë se 5 burgime të përjetshme”, e të tjera.

Në duart e protestuesve po mbahen edhe fotografitë me emrat e pesë personave që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren.
Protesta që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, është organizuar nga Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Sipas kësaj organizate ky rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden.
Në këtë protestë, bëhet thirrje që të ndalohet dhuna ndaj grave dhe vajzave, si dhe që kryerësit e këtyre veprave penale, të marrin dënimin e merituar.
Shkas për organizimin e kësaj proteste ishte rasti i dhunimit të së miturës 11-vjeçare nga pesë të dyshuar në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë të dyshuarit, ku katër prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, kurse i pesti pritet që sot të dalë para gjykatës. /Periskopi/













