PSD: Marrëveshjet e fundit me Serbinë cenojnë subjektivitetin politik të Kosovës

PSD: Marrëveshjet e fundit me Serbinë cenojnë subjektivitetin politik të Kosovës

Partia Socialdemokrate duke përmendur linjën ajrore Prishtinë-Beograd, dhe atë hekurudhore që është diskutuar së fundmi, konsideron se çdo marrëveshje që nuk paraprihet nga ajo politike e njohjes reciproke cenon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës. Sipas kësaj partie, negociatat midis LVV-së e LDK-së po bëhen për hise të pushtetit e jo për dialog, program e […]

Sipas kësaj partie, negociatat midis LVV-së e LDK-së po bëhen për hise të pushtetit e jo për dialog, program e cilësi të qeverisjes, raporton KosovaPress.

Kjo pasi që sipas PSD-së, marrëveshja e re e cila është paralajmëruar nga ambasadori Richard Grenell në Beograd, është bërë me pëlqim nga partitë politike që po negociojnë për koalicion qeverisës.

“Edhe një marrëveshje tjetër Kosovë – Serbi po paralajmërohet. Kësaj radhe flitet për linjën hekurudhore. Sërish procesi është i mbyllur, kurse qytetarët e Kosovës po vendosen para aktit të kryer. Linja ajrore Prishtinë- Beograd e desubjektivoi Kosovën sepse baza juridike e marrëveshjes është Rezoluta 1244. Mënyra e njëjtë vështirë se prodhon rezultate të ndryshme. Marrëveshja e re u paralajmërua nga deklarata për shtyp e vizitës së ambasadorit amerikan Grenell në Beograd. Kjo deklaratë zbuloi edhe diçka: se krerët në pushtet e të opozitës kanë dhënë pëlqim për marrëveshjet e arritura pavarësisht përmbajtjes e pa i parë mirë ato. I pyetur nga Koha Ditore ambasadori Grenell ka thënë: “për marrëveshjen në fjalë e ka pëlqimin edhe nga qeveria në detyrë, por edhe nga partitë politike që po negociojnë për koalicionin qeverisës”.

Marrëveshjet e arritura nga ky proces, sipas PSD-së, janë të dëmshme sepse secila marrëveshje mbi fushën konkrete që nuk paraprihet nga marrëveshja politike e njohjes reciproke, cenon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës.

Sipas PSD-së, negociatat midis VV dhe LDK nuk duket se e kanë pasur subjekt diskutimi këtë çështje. Mosmarrëveshja e tyre nuk është dialogu me Serbinë, por as programi e cilësia e qeverisjes. Siç duket diskutimet e tyre lidhen vetëm për hisen e pushtetit.

“Marrëveshjet e tilla, larg syve të publikut dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës nuk duhet të ndodhin. Kosova duhet t’i identifikojë dhe t’i mbrojë interesat jetike të saj në dialogun me Serbinë. Ndërkaq, arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje bllokuese është fakti që ky proces ka qenë pjesë e llogarive ditore për ruajtjen ose marrjen e pushtetit”, shkruan Partia Socialdemokrate.

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje