Pse Ambasada Amerikane ndryshoi vulën nga “Kosovo” në “Pristina”?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot në mesditë e ka ndërruar fotografinë e profilit në Facebook. Edhe pse dizajni i ri i vulës së Departamentit të Shtetit Amerikan ka marrë mbi tre mijë pëlqime, nuk kanë munguar komentet kritike. Ndryshimi që ka kapur vëmendjen ishte se në vulën e mëparshme shkruante: […]

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot në mesditë e ka ndërruar fotografinë e profilit në Facebook.

Edhe pse dizajni i ri i vulës së Departamentit të Shtetit Amerikan ka marrë mbi tre mijë pëlqime, nuk kanë munguar komentet kritike.

Ndryshimi që ka kapur vëmendjen ishte se në vulën e mëparshme shkruante: “United States of America – Embassy Kosovo”, ndërsa në vulën e tanishme shkruan: “United States Embassy – Pristina”.

Kjo bëri që shumë komentues të pyesin pse në dizajnin e ri ndodhet emri i kryeqytetit në vend se të ndodhej emri i shtetit.

A nuk jemi më shtet?” – ka pyetur një komentues në gjuhën angleze.

Klan Kosova e ka kontaktuar Ambasadën Amerikane për ta pyetur rreth ndryshimeve të bëra në vulën e re dhe ka mësuar se ky është një planifikim global i Departamentit të Shtetit.

“Është një ribrendim global i Departamentit të Shtetit, me ç’rast referenca është kryeqyteti dhe jo shteti. Secila ambasadë është në proces të ndryshimit të kësaj vule”, thuhet në shpjegimin e Ambasadës Amerikane ekskluzivisht për Klan Kosovën.

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës