Pse deputetët e Vetëvendosjes munguan më së shumti në seancat e Kuvendit gjatë tre muajve të fundit?

Pse deputetët e Vetëvendosjes munguan më së shumti në seancat e Kuvendit gjatë tre muajve të fundit?

Legjislatura  e tetë e Kuvendit të Kosovës, e përbërë prej 120 deputetëve po manifestohet me mungesa të disa prej ligjvënësve, ndonëse obligim i tyre është të jenë prezentë në çdo seancë parlamentare, për çka edhe janë votuar nga populli, e paguhen nga paratë e shtetit. Prijëse me mungesa po qëndron partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, […]

Mungesa e kuorumeve, mos kalimi i projekt-ligjeve e zhagitja e çështjeve të rëndësishme, shpeshherë del të ketë faktor edhe mungesën e deputetëve të Kosovës në sallë, të cilët marrin një pagë mbi 1000 euro për përgjegjësitë e tyre, shto këtu edhe shumën e mëditjeve që përfitojnë.

Periskopi, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike  ka siguruar evidencën e  gjithë deputetëve  për pjesëmarrje në seanca parlamentare për tre muajt e fundit të vitit 2022 (janar, shkurt, mars), periudhë në të cilën janë mbajtur 20 seanca në total.

Sipas listave të siguruara nga Kuvendi i Kosovës, deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes  Vetëvendosje del të kenë shënuar 120 mungesa. Partia Demokratike e Kosovës 65 herë ka pasë mungesë të vijueshmërisë së deputetëve të vet dhe e treta renditet Lidhja Demokratike me 20 mungesa nga ana e deputetëve.

Kush (me emër) po i bën këto mungesa?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati evidentohet të jetë ligjvënësi me pjesëmarrjen më  të mangët në seancat parlamentare. Keq nuk ia ka lënë as kolegia e tij nga Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, e në këtë mes renditet edhe deputeti Fitim Uka nga partia e Albin Kurtit.

Muaji janar kishte gjashtë seanca, me 28 mungesa të deputetëve në total në seancën e parë. Ngjashëm ndodhi edhe në të tjerat.. Prej tyre, Vasfije Krasniqi mungoi pesë herë. Aq mungesa shënoi edhe Ardian Kastrati i PDK’së.

Jo pesë, por tri herë përgjatë janarit nuk ishin prezentë në sallën e Kuvendit deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e Arta Bajraliu, po ashtu Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim.

Emrat e njëjtë nuk ia kanë lënë keq as gjatë shtatë seancave të muajit shkurt. Prapë evidentohet Fitim Uka me mungesë gjatë pesë seancave, Vasfije Krasniqi nuk mori pjesë në  katër seanca, po ashtu një deputet i Vetëvendosjes, Alban Bajrami që nuk shkoi në sallë në tri raste.

Rekord theu deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati. Nga shtatë seancët, vendosi të mos shkojë hiç në asnjërën.

Kur jemi tek muaji mars që u manifestua me shtatë seanca, në listë të zezë me nga shtatë mungesa hynë deputetja e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu. E s’ka si të mos jetë këtu as Fitim Uka e Ardian Kastrati.

Sipas Rregullores së Kuvendi të Republikës së Kosovës, me vendim të posaçëm të Kryesisë së Kuvendit,  deputetëve për mungesë nëpër mbledhjen e Kuvendit nuk u jepen kompensimet shtesë të parashikuara me rregullën 3.2 për atë mbledhje.

Ndryshe, deputetët e Kosovës kanë plot benefite të tjera, mes tyre heqja e shpenzimeve të udhëtimit shtëpi-punë dhe anasjelltas, për çka para disa muajve doli se disa prej tyre kishin përfituar shuma të mëdha të parave për këtë qëllim./BESARTA HOTI/PERISKOPI/

Janar 2022

Shkurt 2022 

Të ngjashme
LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin