Pse kishte munguar Vjosa Osmani bash në seancën kur votohej Ligji që ndalon lojërat e fatit?

Pse kishte munguar Vjosa Osmani bash në seancën kur votohej Ligji që ndalon lojërat e fatit?

Kuvendi i Kosovës më 28 mars 2019, kishte miratuar Projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit. Dy muaj më vonë, në maj 2019, Policia e Kosovës, në kuadër të një aksioni të gjerë kundër grupeve kriminale të lidhura me fajde, kishte arrestuar biznesmenin nga Mitrovica, Ismet Osmani – i njohur si Curri. Curri, njihet si […]

Më 20 maj 2019, Policia e Kosovës kishte arrestuar pronarin e disa bastoreve dhe kazinove në Kosovë, Ismet Osmanin, i njohur si Curri. Arrestimi i tij kishte ndodhur dy muaj pasi ishte miratuar Ligji që ndalon lojërat e fatit në vend.

Siç shihet nga mënyra e votimit të Projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, emri i Vjosa Osmanit nuk figuron të ketë votuar këtë Projektligj. Rrjedhimisht, Osmani është regjistruar në mesin e deputetëve ‘jo prezentë’.

Mediat kosovare, patën zbuluar lidhjet e udhëheqësit të grupit mafioz, Ismet Osmanit – Currit me ish-deputeten e LDK’së, Vjosa Osmani.

 

Në ditën kur ishte arrestuar ‘Curri’, Insajderi kishte raportuar se Vjosa Osmani dhe Ismet Osmani, kanë lidhje të afërta familjare. Vjosa Osmani dhe ‘Curri’ vijnë të dy nga qyteti i Mitrovicës, derisa një medium tjetër kosovar (Metro), raportonte se “babai i Vjosa Osmanit e ka Currin djalë të axhës”, apo siç njihet ndryshe – kushëriri i parë.

Mirëpo, për lidhjen familjare me ‘Currin’, Vjosa Osmani nuk ka komentuar asnjëherë.

Ismet Osmani – Curri, njihet për bizneset e tij në Kosovë dhe Çeki. Emisioni ‘Indoks’, kishte realizuar dokumentarin ‘Beteja mafioze’ ku fliste për figurën e ‘Currit’ dhe aktivitetet e tij kriminale.

Policia e Kosovës, kishte arrestuar ‘Currin’ me një grup personash nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’ që kanë pasur për qëllim “në mënyrë të kundërligjshme – jo proporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).

Dëmi i përgjithshëm që dyshohet se ky grup i ka shkaktuar vendit me aktivitete kriminale, tejkalon vlerën prej 6 milionë eurosh.

Për mafiozin e famshëm kosovar kishin shkruar edhe mediat botërore. Njëri nga rrjetet më prestigjioze botërore për gazetari hulumtues, OCCRP-ja në vitin 2015 kishte publikuar një hetim të gjatë e të detajuar me titullin “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”, e ku një nga personazhet kryesore negative është vetë Ismet Osman- Curri.

Së paku gjashtë figura të rëndësishme kriminale të Ballkanit dhe grupet e tyre operojnë në Republikën Çeke, veçanërisht në Pragë. Këtu përfshihen grupi i Darko Shariç, Andrija Drashkoviç, Milan Narançiç, familja e Qazim Osmanit, grupi i Borislav Plavshiqit dhe klani i Ismet Osmanit”, thuhej në këtë hulumtim.

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?