Pse po hesht Ambasada Amerikane pas fitores së Vetëvendosjes?

Pse po hesht Ambasada Amerikane pas fitores së Vetëvendosjes?

Ambasada Amerikane në Prishtinë nuk ka bërë asnjë postim pas daljes së rezultateve preliminare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit që e vendosin Vetëvendosjen të parën. “Çfarë dite e mirë – të lumtur që po shohim kaq shumë njerëz derisa votojnë – kjo tregon angazhimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës.” – […]

“Çfarë dite e mirë – të lumtur që po shohim kaq shumë njerëz derisa votojnë – kjo tregon angazhimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës.” – shkruante Ambasada në Facebook gjatë kohës sa po mbaheshin votimet.

Por, prej atij postimi nuk ka asnjë reagim. As nga faqja e Ambasadës por as nga faqja e ambasadorit Philip S. Kosnett, shkruan Periskopi.

Vetëvendosje kishte raporte mjaft të tensionuara në të kaluarën me Ambasadën amerikane, në kohën e ambasadores Tracey Ann Jacobson dhe në kohën e Christopher Dell.

Dell e kishte sulmuar haptas Vetëvendosjen ndërsa Jacobson kishte pretenduar madje se ishte lënduar në një protestë të këtyre të fundit në vitin 2014.

Por, këto raporte dukeshin më të shtensionuara në vitin e kaluar, kur Delawie ishte takuar me z.Kurti, liderin e kësaj partie.

E megjithatë, në përurimin e ambasadës së re, kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, kishte qenë i vetmi i një partie parlamentare që nuk kishte qenë i ftuar.

Të shpresojmë që me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, raportet me Ambasadën e Amerikës do të relaksohen. /Periskopi

Të ngjashme
Numërohen afër 90% e votave të kandidatëve – 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK deri tani

Numërohen afër 90% e votave të kandidatëve – 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK deri tani

Kosovës i mohohen simbolet shtetërore në Evropianin e Golfit në Qipro, Federata refuzon pjesëmarrjen

Kosovës i mohohen simbolet shtetërore në Evropianin e Golfit në Qipro, Federata refuzon pjesëmarrjen

Prokuroria: Vajza e dhunuar në Skenderaj, është e mitur

Prokuroria: Vajza e dhunuar në Skenderaj, është e mitur

IKD: Vendimet e KPM-së po cenojnë seriozisht lirinë e mediave në Kosovë

IKD: Vendimet e KPM-së po cenojnë seriozisht lirinë e mediave në Kosovë

Gjermania dhe Zvicra dominuan votimin jashtë Kosovës

Gjermania dhe Zvicra dominuan votimin jashtë Kosovës

Irani godet forcat amerikane në Bahrein, Kuvajt dhe Jordani

Irani godet forcat amerikane në Bahrein, Kuvajt dhe Jordani

PD thotë se SHBA ia hoqi “non gratan”, Berisha në Kuvend: Unë erdha, u krye

PD thotë se SHBA ia hoqi “non gratan”, Berisha në Kuvend: Unë erdha, u krye

Specialja e bojkoton raportimin e ekspertëve britanikë në Hagë që ngriti shqetësime për funksionimin e saj

Specialja e bojkoton raportimin e ekspertëve britanikë në Hagë që ngriti shqetësime për funksionimin e saj

Janina Ymeri dorëzon padi për shpifje ndaj Glauk Konjufcës

Janina Ymeri dorëzon padi për shpifje ndaj Glauk Konjufcës

Shpërthim i fuqishëm në Strellc të Deçanit, policia arreston një person

Shpërthim i fuqishëm në Strellc të Deçanit, policia arreston një person

Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Aksident me fatalitet mes një veture e biçiklete në Prizren, arrestohet një person

Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

ShBA i heq “non grata”-n Sali Berishës

ShBA i heq “non grata”-n Sali Berishës