Pse u shpërfill Bajram Rexhepi, ish kryeministri i ndjerë i Kosovës? Ja çka dihet deri tash

Pse u shpërfill Bajram Rexhepi, ish kryeministri i ndjerë i Kosovës? Ja çka dihet deri tash

Fotografi me personalitete të njohura u vendosën të dielen në një objekt në qendër të Mitrovicës. Edhe pse pati 27 figura, pjesë e tyre nuk ishte ajo e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. E, për mos-vendosjen e fotografisë së tij, pati reagime të shumta. Gjatë të dieles me iniciativë të Komunës së Mitrovicës u zbuluan […]

Fotografi me personalitete të njohura u vendosën të dielen në një objekt në qendër të Mitrovicës. Edhe pse pati 27 figura, pjesë e tyre nuk ishte ajo e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi. E, për mos-vendosjen e fotografisë së tij, pati reagime të shumta.

Gjatë të dieles me iniciativë të Komunës së Mitrovicës u zbuluan fotografitë e 27 personaliteteve të njohura. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe U.d e Presidentes, Vjosa Osmani, e cila e përkrahu këtë iniciativë, shkruan Periskopi.

Megjithatë, kritika pati Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Mitrovicë, që thonë se duhet të përfshihen edhe dhjetra emra të tjerë, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi.

Rexhepi ka gëzuar mbështetje mbi-partiake në Kosovë, për shkak edhe të profesionit të mjekut të cilin e kishte ushtruar.

Po ashtu, për vendosjen e tyre reagoi edhe deputetja e PDK’së, Besa Ismaili e cila tha se janë përjashtuar figurat e UÇK’së.

Ndërsa sipas Komunës se Mitrovicës, vendosja e këtyre fotografive është thjesht në fazën e parë.

Por kush ishte Bajram Rexhepi?

Ish-kryeministri i vendit u lind më 3 qershor 1953 në Mitrovicë dhe ndërroi jetë në vitin 2017 në moshën 63 vjeçare. Me profesion ishte kirurg. Rexhepi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.

Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodh i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së PDK-së në qytet.

Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.

Ish-kryeministri ka shërbyer edhe si ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

“Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, ajo i thotë: Ik tani nga emisioni

“Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, ajo i thotë: Ik tani nga emisioni