Publikohen pamjet e para nga vendi i rrëzimit të helikopterit ku ndodhej Ebrahim Raisi

Pasi mediat iraniane dhe njësitë speciale të shpëtimit njoftuan se Presidenti Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe pjesa tjetër e delegacionit u vranë në një aksident me helikopter, agjencitë në Iran publikuan fotot dhe videot e para nga vendi i rrëzimit. Sipas asaj që shihet nga video e regjistruar nga ajri, helikopteri është […]

Pasi mediat iraniane dhe njësitë speciale të shpëtimit njoftuan se Presidenti Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe pjesa tjetër e delegacionit u vranë në një aksident me helikopter, agjencitë në Iran publikuan fotot dhe videot e para nga vendi i rrëzimit.

Sipas asaj që shihet nga video e regjistruar nga ajri, helikopteri është rrëzuar në një zonë tejet të vështirë malore, ndërsa ekipeve të shpëtimit iu deshën orë të tëra për të mbërritur te delegacioni që ndodhej në helikopter.

Informacioni i parë që u bë i ditur ishte se në vendin e aksidentit nuk u gjet asnjë me shenja jete.

“Zbulimi i vendit të aksidentit nuk zbuloi shenja jete në mesin e pasagjerëve të helikopterit”, tha kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Pir Hossein Kolivand.

Fotot e publikuara nga mediat iraniane tregojnë se helikopteri me shumë gjasa ka marrë flakë kur ka rënë.

Kujtojmë se një delegacion iranian i kryesuar nga presidenti dhe shefi i diplomacisë vizitoi të dielën Azerbajxhanin, ku morën pjesë në hapjen e një projekti ndërshtetëror dhe një prej digave më të mëdha në këtë pjesë të botës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?