Publikohet Marrëveshja: Njësia Speciale ka afat deri në orën 16:00, të shtunën, të largohet nga Veriu (Dok)

Kosova dhe Serbia duket se janë pajtuar që të zgjidhet kriza në Veri të Kosovës, dhe marrëveshja është publikuar. Palët janë pajtuar që të vendosen tiketa ngjitëse në veturat që hyjnë në Kosovë dhe Serbi. Aty shkruhet se Njësitet Speciale duhet të largohen nga Jarinja e Bërnjaka “jo më larg se në ora 16:00” të […]
Palët janë pajtuar që të vendosen tiketa ngjitëse në veturat që hyjnë në Kosovë dhe Serbi.
Aty shkruhet se Njësitet Speciale duhet të largohen nga Jarinja e Bërnjaka “jo më larg se në ora 16:00” të së shtunës.
Pastaj, më 4 tetor, e hënë, do të fillojë regjimi i stikersave, përcjell Periskopi.
Prej 21 tetorit do të nis punën një Grup Punues për një zgjidhje të përhershme për këtë çështje. /Periskopi
Marrëveshja:
Të dy palët janë pajtuar në pikat e mëposhtme:
Njësitet speciale të Polcisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjal, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 2021 në orën 8:00 deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë Bërnjak.
Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosje e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.
Një Grup Punues, përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së, do të vendosët për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e autometëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë të arriturar e tij për një zgjidhje të përhershme, te formati i lartë i dialogut.













