Publikohet Raporti i Progresit për Kosovën: Përmendet dialogu, korrupsioni e zgjedhjet e shpeshta

Publikohet Raporti i Progresit për Kosovën: Përmendet dialogu, korrupsioni e zgjedhjet e shpeshta

Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale në “zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara” të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Komisioni Evropian në Raportin e Progresit. […]

Sipas KE-së, një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Raporti tha se jostabiliteti politik dhe pandemia ndikuan në përparimin sa i përket zbatimit të agjendës së reformave evropiane të Kosovës, që sipas dokumentit ka qenë i kufizuar.

Prandaj Komisioni Evropian u bën thirrje institucioneve të Kosovës që t’i qasen me prioritet zbatimit të agjendës së evropiane.

Raporti i Progresit për Kosovën thekson jostabilitetin politik në Kosovë. Aty përmendet edhe zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe formimi i Qeverisë së Kosovës në muajin mars, por theksohet se në pjesën më të madhe të periudhës që përfshin ky raport, ka pasur një “atmosferë polarizuese politike”.

KE-ja po ashtu vë theksin te situata në veri të Kosovës, sa i përket korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes dhe thuhet se situata në këtë pjesë është ende sfiduese.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova ka disa nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit, por që janë në fazë të hershme.

“Gjatë periudhës së raportimit, është bërë përparim i kufizuar, përfshirë edhe hetimet dhe gjykimi i rasteve të nivelit të lartë”, thekson KE-ja. Po ashtu, në luftën kundër krimit të organizuar thuhet se është bërë përparim i kufizuar.

Komisioni Evropian, megjithatë tha se Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit, “veçanërisht në rehabilitimin dhe riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre”.

Megjithatë, Komisioni Evropian ka kritika për sistemin gjyqësor, pasi administrimi i drejtësisë vlerësohet se vazhdon të jetë “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve politike”. Si pikë pozitive është parë Strategjia për Sundimin e Ligjit dhje Planin e Veprimit, që u miratua në gusht të vitit 2021.

Por, synimet e Kosovës për të bërë vetting në gjyqësor vetëm një herë është parë me “shqetësim” nga KE-ja.

Në raport po ashtu flitet për përparimin që ka bërë Kosova sa i përket përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe rritjes së investimeve në energjinë e ripërtërishme, por “burimet e energjisë me bazë në qymyr vazhdojnë të jenë shqetësuese”.

KE-ja sërish ka thënë se reforma në administratën publike është urgjente. /REL

Të ngjashme
Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz