Punësimet e militantëve në KEK, Vetëvendosje do që të shtrojë padi ndaj mediave pse raportuan

Punësimet e militantëve në KEK, Vetëvendosje do që të shtrojë padi ndaj mediave pse raportuan

Sekretari për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se partia në pushtet nuk është e përfshirë në punësimin e 128 personave në KEK shumica nga ta familjarë të funksionarëve të VV-së dhe militantë të Vetëvendosjes. Manxhuka është arsyetuar se asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar në Korporatën Energjetike të […]

Manxhuka është arsyetuar se asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës në procesin rekrutues të kësaj ndërmarrje.

Ai madje i ka quajtur shpifje raportimet e mediave shpifje dhe paralajmëroi padi.

“Lëvizja njofton opinionin publik se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike. Asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd aty dhe ato që janë publikuar janë shpifje për të cilat janë bërë ankesat dhe do të bëhen paditë përkatëse ditëve në vijim”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja reagimi i plotë:

U tentua që e gjithë fushata ndaj VV-së të nisë duke akuzuar dy deputetë për punësime familjare, njëri doli të ketë vllaun në Kanada, por portalet ja punësuan në KEK, dhe tjetrit ja bënë një nip që nuk e dinte që e kishte derisa e pa në portale.

Ndërkohë, Institucioni përkatës ka dhënë sqarimet e nevojshme në lidhje me konkursin e punësimit në fjalë. Në anën tjetër, ata që kanë shkatërruar secilën ndërmarrje publike akuzojnë LV-në për punësime. Lëvizja njofton opinionin publik se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike.

Asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd aty dhe ato që janë publikuar janë shpifje për të cilat janë bërë ankesat dhe do të bëhen paditë përkatëse ditëve në vijim. Përpjekja e klubit të stërvjetëruar politik është që ta bëjë LV-në si ta, por kjo gjë është e pamundshme. 14 shkurti 2021 është përcaktim i qartë: ndërmarrjet publike do të zhvillohen dhe koha e zhvatjes së tyre ka përfunduar.

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës