Punëtorit të Trainkos me 42 vite përvojë i komunikohet largimi nga puna me SMS, reagon i biri: Po përjashtohet padrejtësisht

Punëtorit të Trainkos me 42 vite përvojë i komunikohet largimi nga puna me SMS, reagon i biri: Po përjashtohet padrejtësisht

Sami Halimi, punonjës me mbi 42 vite përvojë në NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., do të pranojë sot vendimin për largimin nga puna. Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare. Halimi, i cili ka filluar punën në hekurudha […]

Sami Halimi, punonjës me mbi 42 vite përvojë në NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., do të pranojë sot vendimin për largimin nga puna.

Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

Halimi, i cili ka filluar punën në hekurudha që në moshën 14-vjeçare duke zëvendësuar babanë e tij të ndjerë, ka kaluar gjithë karrierën në këtë ndërmarrje. Sipas familjarëve të tij, vendimi për përjashtim vjen pas ndryshimeve të strukturës organizative të kompanisë, të cilat ai i kundërshtoi, duke u bazuar në këshillën e Inspektoratit të Punës dhe avokatëve që e konsideruan të paligjshëm këtë veprim.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj po ashtu dhe ju ftoj që nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, ta shihni LIVE si prindi im përjashtohet nga puna në Train Kos (ish Hekurudhat e Kosovës) në moshën 58 vjeçare.

Prindi im është i punësuar që nga mosha 14 vjeçare, para luftës, duke zëvendësuar prindin e tij që në atë kohë ka ndërruar jetë i cili ka punuar si makinist .

Prindi duke qenë i mitur, nuk kishte kontratë të rregullt deri në vitin 01.09.1982 ndersa deri tani ka stazh pune mbi 42 vjet

Prindi im, Sami Halimi, po përjashtohet nga puna pasi nuk pranoi t’i ndryshohet kontrata nga në kohë të pacaktuar në 3-vjeçare. Po ashtu, i është ndërruar vendi i punës duke u thirrur kinse ne rikunstuimin e ndërmarrjes që prapë të drejtë në ndryshimin e kontratës.

Në konsultim me inspektoriatin e Punës dhe avokatin, na kanë rekomanduar që mos ta nënshkruajmë kontratën 3-vjeçare, pasi është jo e ligjshme që të ndryshohet nga kontrata e pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

Për këtë, punëdhënësi ka marrë vendim që ta largojë babin tim, pas 42 vjetësh përvoje.

Prindi ka qenë ndër punëtorët me përvojën më të gjatë, gjithashtu i vlerësuar për punën e tij.

Ai, që nga mosha 14 vjeçare, vetëm këtë punë ka bërë dhe është i lidhur shpirtërisht e emocionalisht me të. Pas këtij vendimi, gjendja e tij emocionale është rënduar, dhe ju mund ta shihni live kur nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, tek zyret e NP Hekurudhat e Kosoves, Trainkos Sh.A, do ta pranojë vendimin për largimin nga puna.

Bashkangjitur gjeni njoftimin për largim nga puna

Të ngjashme
Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve