Putin jep dritën e gjelbërt për merecenarët ‘Wagner’: Kërkon vrasjen e Zelenskyt dhe vëllezërve Klitscshko

Putin jep dritën e gjelbërt për merecenarët ‘Wagner’: Kërkon vrasjen e Zelenskyt dhe vëllezërve Klitscshko

Grupi rus ‘Wagner’ i mercenarëve ka udhëtuar në drejtim të Ukrainës me mision vrasjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë raportuar shërbimet e inteligjencës, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi. Autoritetet e inteligjencës ukrainase të afërta me Ministrinë e Mbrojtjes thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht ka dhënë urdhër për një sulm tjetër nga përfaqësuesit […]

Grupi rus ‘Wagner’ i mercenarëve ka udhëtuar në drejtim të Ukrainës me mision vrasjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë raportuar shërbimet e inteligjencës, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Autoritetet e inteligjencës ukrainase të afërta me Ministrinë e Mbrojtjes thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht ka dhënë urdhër për një sulm tjetër nga përfaqësuesit e tij, duke iu referuar grupit ‘Wagner’.

Kremlini për kohë të gjatë ka mohuar lidhjet me grupin ‘Wagner’, një grup prej 600 mercenarëve të vendosur në të gjithë botën për të ndërmarr ‘punët e ndyra’ të Moskës.

Raportet kanë theksuar se ky grup është ekipi personal i Putinit për vrasje, por këto raportime janë mjaftueshëm larg Kremlinit sa për t’i përballuar mohimet e besueshme të presidentit rus.

Raportimet e inteligjencës ukrainase kanë thënë se grupi i luftëtarëve super të përgatitur ‘Wagner’ kanë qenë duke pritur për dritën e gjelbër nga Kremlini për të hyrë në Ukrainë.

Raportohet se grupit iu është dhënë ‘lista e vrasjes’ me 24 persona në të cilën përfshihen kryeministri i Ukrainës dhe i gjithë kabineti i tij, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko dhe vëllau i tij- Vladimir Klitschko- të dy kampionë të boksit që janë bërë figura emblematike në vijat e frontit në kryeqytet.

Raportimet më vonë kishin thënë se në mes 2000 e 4000 mercenarëve kishin arritur në Ukrainë në muajin janar, por me misione të ndryshme.

Thuhet se grupi po përcjell presidentin Zelenesky dhe të afërmit e tij ndërmjet telefonave mobilë- duke pohuar se ata e dinë vendndodhjen e tyre gjatë gjithë kohës.

Një ekip e grupit të çeçenëve gjithashtu kishin tentuar ta vrasin Zelenskyn me 1 mars pasi që Sekretari i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare tha se ata i kanë dy ekipe të vrasësve. Çeçenët janë pjesë e Gardës Kombëtare të Rusisë dhe njihen për përdorimin e taktikave brutale./dailymail/periskopi

 

 

 

Të ngjashme
Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar