Qe çka thotë vendimi i Kushtetueses për pagat për veteranët e UÇK`së

Qe çka thotë vendimi i Kushtetueses për pagat për veteranët e UÇK`së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale, pas shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për vlerësim, shkruan Periskopi. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese përmendet edhe paga për veteranët e UÇK-së. Sipas vendimit të publikuar thuhet se Gjykata ka vendosur që ndryshimet e […]

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese përmendet edhe paga për veteranët e UÇK-së.

Sipas vendimit të publikuar thuhet se Gjykata ka vendosur që ndryshimet e ligjeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë në kundërshtim me nenin për barazi para ligjit.

“Në kontekst të kategorisë së veteranëve të UÇK-së, dhe duke  analizuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjit përkatës të aplikueshëm ndër vite, Aktgjykimi sqaron që ndërlidhja e lartësisë së pensioneve të veteranëve të UÇK-së me lartësinë e pagës minimale në Republikën e Kosovës, nuk është ndryshuar përmes Ligjit të kontestuar, por që në vitin 2017, përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit të Veteranëve, përkatësisht Ligjit nr.05/L -141 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr.04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj, për aq sa është relevante në rrethanat e rastit konkret, që në vitin 2017 (i) ka eliminuar nenin 18 (Lartësia e shumës së pensioneve) të ligjit bazik, përkatësisht dispozitën që ka saktësuar se varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti, për vitin e ardhshëm, Qeveria me propozimin e Ministrisë së Financave, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të veteranit të UÇK-së, me kushtin që ky pension “nuk mund të jetë më i vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë”; ndërsa, (ii) i ka shtuar ligjit bazik nenin 16A (pa titull), i cili ndër tjerash, ka përcaktuar kategorizimin e veteranit të UÇK-së në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, duke saktësuar lartësinë e pensionit mujor për secilën kategori dhe duke e kufizuar lartësinë e përgjithshme të pagesave për pensionet e veteranëve të UÇK-së në kufirin e 0.7% (zero pikë shtatë përqind) të Bruto Prodhimit Vendor në vit”.

Vendimin e plotë mund ta gjeni në këtë  link: https://gjk-ks.org/njoftim-per-vendim-ne-rastin-ko158-23/

Të ngjashme
“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet