Qeveria do të aplikojë shtesat për fëmijë – deri në moshën 2 vjeçare nga 20 euro në muaj

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Programin qeverisës për tri vjetët e ardhshme. Kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se programi bazohet në marrëveshjen e koalicionit qeverisës dhe pasqyron prioritetet themelore të Kosovës. Ai tha se deri më datën 13 mars do ta kenë edhe planin e punës për vitin 2020-2023. Ndërkaq në programin 45-faqësh të Qeverisë […]

Kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se programi bazohet në marrëveshjen e koalicionit qeverisës dhe pasqyron prioritetet themelore të Kosovës.

Ai tha se deri më datën 13 mars do ta kenë edhe planin e punës për vitin 2020-2023.

Ndërkaq në programin 45-faqësh të Qeverisë Kurti, që ka siguruar koha.net, premtohet aplikimi i shtesave për fëmijë.

Sipas programit, familjet që kanë fëmijë deri në moshën 2 vjeçare do të marrin nga 20 euro në muaj, pastaj, deri në moshën 16 vjeçare do të marrin nga 10 euro në muaj.

Kthimet tatimore – familjet me fëmijë deri në moshën 16 vjeçare, do të rimbursohen në këtë mënyrë:

150 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore nën 5000 euro;

100 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore deri në 6000 euro;

50 euro në vit për familjet me të ardhura vjetore deri në 7000 euro;

Vlen të theksohet se Kuvendi i Kosovës, në nëntor të vitit 2018, me qeverisjen e kaluar, kishte miratuar rezolutën e harmonizuar nga grupet parlamentare për shtesat e fëmijëve.

Megjithatë, ndonëse ishte premtuar që ndarja të fillojë gjatë vitit 2019, nuk ndodhi.

Të ngjashme
Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për Gazin Amerikan

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të