Qeveria ia kthen Qunitit për referendumin e Serbisë: Po, por jo qysh po kërkoni ju

Qeveria ia kthen Qunitit për referendumin e Serbisë: Po, por jo qysh po kërkoni ju

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, reagoi pas kërkesës së ndërkombëtarëve që t’u lejohet serbëve të votojnë në Kosovë për referendumin serb për ndryshimet kushtetuese. Ahmeti tha se nuk është duke iu mohuar askujt e drejta e votimit, por kjo e drejtë nuk mund të bëhet duke shkelur sovranitetin e një vendi […]

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, reagoi pas kërkesës së ndërkombëtarëve që t’u lejohet serbëve të votojnë në Kosovë për referendumin serb për ndryshimet kushtetuese.

Ahmeti tha se nuk është duke iu mohuar askujt e drejta e votimit, por kjo e drejtë nuk mund të bëhet duke shkelur sovranitetin e një vendi tjetër ndërsa kujtoi dy mundësitë që kanë serbët që duan marrin pjesë në referendum.

“E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin. Përderisa janë dy mundësi të lehta votimi për këta qytetarë, nëpërmjet postës dhe nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Republikën e Kosovës, çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm pretekst për destabilizim eventual të vendit e rajonit”, tha Ahmeti.

Zv.ministri i Jashtëm tha se Kosova, si Republikë, është e barabartë mes fqinjëve në rajon, prandaj duhet t’i shihen edhe praktikat e tyre në raport me pakicat serbe dhe me këtë proces votimi. PO ashtu, si vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Ahemti u shpreh se duhet të shihene dhe praktikat e vendeve anëtare të cilat kanë pakica serbe.

“Njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit. Prandaj, këto kërkesa të paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara të cilat kanë shkelur sovranitetin e vendit. Serbia nëpërmjet këtyre kërkesave ka si synim vetëm legjitimin e destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit”, përfundoi Ahmeti.

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së.

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje