Qeveria Kurti lëshon kthetrat ndaj mediave: Projekligji synon t’i fusë nën kontroll mediat online, parasheh gjoba deri në 40 mijë euro

LAJMI I FUNDIT NË PËRDITËSIM… Kështu deklaroi juristja e njohur e mediave, Flutura Kusari në një konferencë të jashtëzakonshme për media: “Projektligji për KPM-në është aprovuar në mbledhjen e qeverisë katër ditë para vitit të rid he është publikuar në faqen e ZKM pas kërkesës tonë që dokumenti të jetë pblik Për herë të parë […]
Kështu deklaroi juristja e njohur e mediave, Flutura Kusari në një konferencë të jashtëzakonshme për media:
“Projektligji për KPM-në është aprovuar në mbledhjen e qeverisë katër ditë para vitit të rid he është publikuar në faqen e ZKM pas kërkesës tonë që dokumenti të jetë pblik
Për herë të parë në historinë e Kosovës, ndryshon radikalisht mënyra e rregullimit të mediave online që publikojnë video, ne e dimë që gati të gjitha mediat publikojnë video, nga sistemi i vetërregullimit që e kemi në Kosovë në rregullim shtetërorë, duke i detyruar ato që ti nënshtrohen rregullimit shtetëror.
Ndryshimet ligjore që arsyetohen kinse në emër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë evropian, janë në kundërshtim flagrant me standardet e Këshillit të Evropës.
Nën 1, mediat online do t’i nënshtrohen licencimit shtetërorë nga KPM
Mediat online do të detyrohen që të hapin kompani për t’i plotësuar kërkesat e regjistrimit
Mediat online do t’i nënshtrohen regjimit të gjobave deri në 40 mijë euro dhe ne e dimë që 40 mijë euro është e mjaftueshme me e mbyllë secilën media online.
Ajo që kemi pa me këtë propozim se iniciativa e zyrës Ligjore të Kryeministrit është iniciativë për të kontrolluar mediat online nëpërmjet licencnimit dhe është sulm i radhës ndja lirisë së mediave.
Aparati shtetëror do të përdoret lehtësisht ndaj secilit medium me kërcënimin e gjobës prej 40 mijë euro, që rrezikon ta mbyllë secilin medium”, tha ajo, përcjell Periskopi.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, deklaroi:
“Qeveria do ta procedojë dhe priten zhvillime javën e ardhshme dhe kemi ftuar këtë konferencë të jashtëzakonshme për t’i bërë publike vërejtjet tona për këtë ligj.
Që nga fillimi kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për ti bërë publike kundërshtimet tona.
Përpjekje e qeverisë që t’i sulmojë mediat dhe t’i kontrollojë ato sepse parashihet që KPM t’i monitorojë, kontrollojë dhe ndëshkojë mediat online që kanë përmbajtje të videove.
Ne e konsiderojmë këtë si sulm të lirisë së mediave.
Ftojme qeverinë që të tërhiqet nga këto ndryshime dhe të ftojë akterët, mediat e shoqërinë civile që të jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre pa presion politik”, tha ai./Periskopi












