Qeveria po i neglizhon/ Rrahman Jasharaj për Periskopin tregon se a do të ketë grevë në arsim

Qeveria po i neglizhon/ Rrahman Jasharaj për Periskopin tregon se a do të ketë grevë në arsim

Pas  ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka bërë kërkesë tek Qeveria që punëtorët e këtij sektori të mbështeten me nga 100 euro. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, madje Qeveria nuk ka biseduar as me përfaqësues të kësaj Sindikate, shkruan Periskopi. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj […]

Pas  ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka bërë kërkesë tek Qeveria që punëtorët e këtij sektori të mbështeten me nga 100 euro. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, madje Qeveria nuk ka biseduar as me përfaqësues të kësaj Sindikate, shkruan Periskopi.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Periskopin ka thënë se deri tani kanë pritur që të kenë takim me përfaqësues të Qeverisë, por pa ndonjë rezultat. Madje ai shton se kanë dërguar letër edhe presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

“Ne kemi pritur që në fund të marsit do të jepet në publik versioni i parë i Ligjit të Pagave dhe në mars do të ketë hapësirë që qeveria të hap dialogë me SBAShK-u dhe sindikata tjera, por deri tani nuk ka ndodh kjo gjë. Ne i kemi dërguar letër zonjës Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit me kërkesën që ata të ndërmjetësojnë që të ketë dialog gjatë javës së ardhshme” , tha ai.

Jasharaj thotë se mundësia që me 2 prill të ketë grevë është ende e hapur, duke shtuar se sonte në ora 20 do të mbahet një takim me kryetar të nivelit komunal dhe universiteteve.

“Greva e 2 prillit është një opsion shumë i hapur. Sonte në ora 20 do ta kemi një takim me kryetar të nivelit komunal dhe të universiteteve. Ngase java e ardhshme, ne e quajmë “Javë e Kongresit”, ku jemi në vlugun e përgatitjeve dhe me 2 prill do të jetë kongresi i SBASHK-ut, që është organi më i lartë. Me 2 prill nëse gjendja mbetet e njëjtë, nëse nuk kemi asnjë informatë për ligjin e pagave dhe a do të respektohet versioni ynë dhe propozimet tona konkrete dhe të argumentuara në ligjin e pagave , me qëllim që sistemi arsimor dhe kultura të kenë vend meritor në këtë ligj dhe nëse nuk do të kemi përgjigje në kërkesën tonë modeste, që për shkak të ngritjes së madhe të çmimeve në tërë sektorin e arsimit dhe të kulturës të ketë një mbështetje shtesë në paga prej 100 euro, atëherë kam frikë se në kongresin e 2 prillit delegatët që janë përfaqësues të tërë sistemit arsimor që nga arsimi parauniversitar, universiteteve të Kosovës dhe shumë institucione të kulturës, atëherë marrin vendim për fillimin e veprimeve sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme”, tha ai për Periskopin.

Jasharaj thotë se kërkesa e tyre është që të mbështeten punëtoret e arsimit me nga 100 euro dhe të kenë vend meritor në Ligjin e Pagave.

“Kërkesa jonë është që tërë sistemi arsimor të ketë vend meritor në këtë ligj dhe për shkak të ngritjes shumë të madhe të artikujve elementar të jetës derisa nuk bëhet ligji marrëveshje me sindikatat, Qeveria të intervenoi me nga 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit’, përfundoi ai.

Kujtojmë se edhe AAK ka kërkuar rritje të pagave për mësimdhënësit, duke bërë thirrje që nuk mund të neglizhohet kategoria e tyre.

“Janë afër 24 mijë mësimdhënës parauniversitar me pagë mesatare prej 470 euro, të cilët presin implementimin e Ligjit të Pagave.

Seancat e tilla formale sikur kjo e sotmja, nuk i bëjnë nder mësimdhënësve. Kryeministri gjatë seancës së sotme duhet që t’i komunikojë mësimdhënësve datën se kur do t’i marrin pagat me rritje. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë kjo seancë solemne është vetëm një mashtrim i radhës ndaj kësaj kategorie dhe kategorive tjera që përfitojnë nga implementimi i Ligjit të Pagave”, kishte thënë Besnik Tahiri me 7 mars.

 

Projektligji i pagave në muajin mars është dashur të arrijë për miratim në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria