Rizvanolli: I propozuam ZRrE-së që rritja e rrymës të jetë më e butë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë më e butë, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive. Ajo tha se ky propozim është i bazuar në argumente konkrete, përfshirë shtimin e kapaciteteve […]

Ajo tha se ky propozim është i bazuar në argumente konkrete, përfshirë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga termocentrali Kosova B, përcjell Periskopi.

“Ne kemi propozuar tek ZRRE-ja disa ndryshime. E para është që të zbutet rritja e çmimit, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive. Kjo do të ndikojë në një rritje më të përballueshme për qytetarët. Nga fundi i tetorit, pas intervenimeve në Bllokun B, kapaciteti do të rritet me 15 megavat, çka do të nënkuptojë rreth 39 gigavat orë më shumë prodhim për periudhën tetor-dhjetor. Kjo do të zvogëlojë importin e energjisë për së paku 6 milionë euro”, ka thënë Rizvanolli për ATV.

Ajo theksoi gjithashtu se kanë kërkuar më shumë sqarime për propozimin aktual të ZRRE-së, pasi sipas saj, ka diskrepanca të mëdha krahasuar me vitin e kaluar.

“Gjatë vitit të kaluar ka pasur njëfarë stabilizimi të kërkesës, çmimi ka qenë përafërsisht i njëjtë, megjithatë, në fundvit u rrit. Prodhimi i KEK-ut në vitin 2024 ka qenë 7% më i lartë se në vitin 2023. Prandaj, kemi kërkuar më shumë sqarime për diskrepancat e mëdha në propozimet aktuale”, tha Rizvanolli.

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare