Qeveria rehaton tezaken e Presidentes Osmani: Drejtoreshë në ministrinë e Pecit

Qeveria e Kosovës ka votuar për zonjën Venera Çerkini, për postin e drejtoreshës në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë. Emri i zonjës Çerkini, e cila njëherit është edhe vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani, është propozuar nga ministri i brendshëm Xhelal Sveçla. “Për pozitën drejtor ekzekutiv, kanë aplikuar 15 kandidatë, 9 prej të cilëve […]
Qeveria e Kosovës ka votuar për zonjën Venera Çerkini, për postin e drejtoreshës në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.
Emri i zonjës Çerkini, e cila njëherit është edhe vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani, është propozuar nga ministri i brendshëm Xhelal Sveçla.
“Për pozitën drejtor ekzekutiv, kanë aplikuar 15 kandidatë, 9 prej të cilëve kanë hyrë në listë të ngushtë. Në pajtim me dispozitat ligjore për zyrtarë publikë, propozoj emërimin e zonjës Çerkini për drejtore në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në një mandate katër vjeçarë”, tha ministri Xhelal Sveçla në mbledhjen e qeverisë.
Pas këtij propozimi, qeveria votoi pa asnjë votë kundër dhe Kurti tha fjalën: “Miratohet”.
Kujtojmë se emërimi i Çerkinit në këtë pozitë është në shpërputhje me vlerësimin që e kanë bërë britanikët në këtë konkurs
Në vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Çerkini nuk është as në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin në këtë pozitë.
Në vlerësimin e bërë nga britanikët shihet se dy kandidatët që mund të emërohen në këtë pozitë, të cilët kishin marrë mbi 70% të pikëve ishin Menderes Ibra dhe Muzafer Luma. Mendres Ibra është vlerësuar me 70.25%, kurse Muzafer Luma me 70%./PERISKOPI












