Qeveria synon Inspektorat që hyn te zyrtarët publik në administratë pa i njoftuar, kontrollon dhe gjobit (Dok)

Qeveria synon Inspektorat që hyn te zyrtarët publik në administratë pa i njoftuar, kontrollon dhe gjobit (Dok)

Qeveria e Kosovës, po synon që përmes një Projektligji, ta bëjë të mundur themelimin e një inspektorati që të kontrollojë zyrtarët në gjithë administratën shtetërore. Kohë më parë, Periskopi pati raportuar edhe për një tendencë të Qeverisë për politizimin e stafit civil…. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministër Kurti, ka propozuar një Projektligj për […]

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministër Kurti, ka propozuar një Projektligj për Inspektimin Administrativ, me anë të të cilit po tenton të krijojë një Inspektoriat për të mbikëqyrur punën e të gjithë zyrtarëve publik në të gjithë administratën shtetërore.

Sipas këtij Projektligji, inspektorët do të kenë të drejtë të hyjnë në secilën zyrë të zyrtarëve publik dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre dhe dokumentet dhe krejt kjo pa kërkuar leje dhe pa ndonjë orar të caktuar, shkruan Periskopi.

Sipas ligjit, inspektorati do të ketë të drejtën të shqiptojë e ri-shqiptojë gjoba 500-700 euro.

 

Për këtë, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, i cili ka thënë se ky inspektorim më shumë ngjanë si polici e brendshme.

“Inspektorati ka kompetencë të iniciojë procedurë disiplinore kundër zyrtarëve publik, të shqiptoj gjobë (500-700 euro), gjoba mund të shqiptohet disa herë radhazi, të ndërpres punën e zyrtarit publik.  Ankesën e zyrtarit publik e shqyrton niveli politik, respektivisht një komision i emëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme. Në rast se raportimi konsiderohet i rrejshëm, shpenzimet e procedurës i ngarkohen palës.  Ky inspektorat më shumë të ngjanë në një polici të brendshme që ka për qëllim të shantazhoj dhe ushtroj presion psikik mbi zyrtarët publik, sesa që ka për qëllim vendosjen e rregullsisë në administratës publike. Të gjitha fushat e inspektimit aktualisht janë të mbuluara përmes ligjeve të tjera”, shkruan Krasniqi, përcjell Periskopi.

Ndryshe, muaj më parë Periskopi kishte raportuar edhe një tendencë të Kurti ndaj zyrtarëve publik.

Periskopi pati siguruar dokumentit në të cilin tregohej se si Qeveria Kurti po synon të politizojë stafin civil, për të cilin, kishte debate edhe në Kuvendin e Kosovës.

Kapja e shtetit: Qeveria i rras hundët dhe synon të politizojë stafin civil (Dok.)

Nuk dihet nëse këto dy ligje do të kalojnë në Kuvendin e Kosovës./Periskopi/

Këtu mund ta gjeni Projektligjin e plotë:

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës