Qorrsokaku A: Çka përmbante memorandumi me Prishtinën që u prish nga Hysen Durmishi?

Qorrsokaku A: Çka përmbante memorandumi me Prishtinën që u prish nga Hysen Durmishi?

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI-së) ka marrë vendim që të pezullojë të gjitha memorandumet e nënshkruara mes kësaj ministrie dhe komunave të Kosovës gjatë vitit 2021. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, i cili tha se deri tek ky vendim kanë ardhur […]

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, i cili tha se deri tek ky vendim kanë ardhur për shkak se këto memorandume nuk kanë qenë të analizuara mirë, raporton Periskopi.

Por çfarë ishte nënshkruar mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, asokohe e udhëhequr nga Arban Abrashi i LDK’së?

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës kishin nënshkruar memorandum bashkëpunimi , lidhur me disa projekte infrastrukturore në kryeqytet.
në konferencën e përbashkët të tyre, ishin prezantuar disa nprojektet që do të finalizohen me këtë memorandum, e njëri ndër më të rëndësishmit ka qenë ndërtimi i rrugës A në Prishtinë, që do të kishte ndikim të madh në Lagjen e Spitalit dhe Mati1.

“Ka të bëjë me projekte që e lehtësojnë qarkullimin në Prishtinë. Hyrja në Grashticë për Hajvali. Ne do ta përkrahim financiarisht. Është nja marrëveshje me Asociacionin e Arkitektëve që do të na ndihmojë ne dhe komunën”, kishte deklaruar Abrashi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati thënë  se për herë të parë Prishtina po e merr vendin e merituar në buxhetin e nivelit qendror.

“Për herë të parë po nënshkruajnë një marrëveshje më të thelluar, sepse kemi nënshkruar edhe më herët, ku Prishtina e ka vendin e merituar në buxhetin e nivelit qendror. Kësaj radhe vërtet janë projekte që kanë rëndësi për Prishtinën dhe i kemi koordinuar bashkë të gjitha punët”, kishte deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë nuk është vetëm Komuna e Prishtinës që ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas zëvendësministrit Durimishi janë nënshkruar memorandume me komunat në vlerë prej 18 milionë e 500 mijë euro.

Nuk dihet nëse pezullimi i këtij vendim është bërë në bashkëpunim me kryetarët e komunave në vend./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës