Quni: Rritja e votave në emrin tim është kriminale

Quni: Rritja e votave në emrin tim është kriminale

Deputeti dhe kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, ka reaguar lidhur me raportimet për parregullsi në procesin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Prizren, duke u distancuar nga çdo rritje e votave në emrin e tij. Në një deklaratë publike, Quni ka theksuar se çdo shtim i votave në emrin e […]

Deputeti dhe kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, ka reaguar lidhur me raportimet për parregullsi në procesin e numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në Prizren, duke u distancuar nga çdo rritje e votave në emrin e tij.

Në një deklaratë publike, Quni ka theksuar se çdo shtim i votave në emrin e tij është bërë pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij, duke theksuar se nuk ka kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve.

“Çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore,” ka deklaruar Quni.

Ai ka vlerësuar se përfshirja e emrit të tij në këto parregullsi i ka shkaktuar dëm të madh personal dhe profesional, duke e cilësuar rastin si një operacion kriminal.

“Përmes këtij operacioni kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera ime politike. Përfshirja e emrit tim në skema manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite,” ka theksuar ai.

Quni ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të zbardhin tërësisht rastin, duke ngritur disa pyetje kyçe mbi motivin e manipulimit, përzgjedhjen e emrit të tij dhe personat përgjegjës në Qendrën e Numërimit.

Ai u ka kërkuar ndjesë publike kolegëve kandidatë, votat e të cilëve mund të jenë tjetërsuar në favor të tij, duke theksuar se garimi duhet të jetë i drejtë dhe se çdo votë duhet t’i takojë kandidatit që e ka fituar me meritë.

Në fund, Quni ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me Policinë, Prokurorinë dhe të gjitha organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“E vërteta është mbrojtja ime e vetme,” ka përfunduar Quni./Periskopi/

Të ngjashme
Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh