Qytetarët e mllefosur ‘bombardojnë’ me komentet ministren Bajrami për pagesën e 130 eurove

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sot gjatë ditës janë kryer edhe disa pagesa nga Pakoja Emergjente Fiskale. Mirëpo statusi i saj në Facebook është vërshuar nga komentet të shumta të qytetarëve të cilët janë shprehur të mllefosur me atë çfarë ka ndodhë ndaj tyre në kohë pandemie. Disa komente që mund t’i […]
Mirëpo statusi i saj në Facebook është vërshuar nga komentet të shumta të qytetarëve të cilët janë shprehur të mllefosur me atë çfarë ka ndodhë ndaj tyre në kohë pandemie.
Disa komente që mund t’i shihni në fotot më poshtë, kanë të bëjnë me mesazhin që iu ka ardhur si përfitues, por nuk iu ka dalur i vërtetë.
Periskopi ka raportuar për këtë shqetësim të qytetarëve të cilët edhe pse kanë rrezikuar shëndetin e tyre në kohë pandemie, duke pritur në pikat e Postës së Kosovës për marrjen e shumës prej 130 eurove, atë në fund janë zhgënjyer.
Deputetë e të tjerë nga politika kanë reaguar për këtë shqetësim, duke thënë Qeveria Hoti po bën lojëra me ta./Periskopi/
Disa nga komentet e shumta të qytetarëve në shkrimin e ministres Bajrami:
