Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore

Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se moscertifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore. Radoniqi në një prononcim ekskluziv për Klankosova.tv tha se moscertifikimi nuk ka bazë ligjore, ndërsa sipas tij, certifikimi ka bazë ligjore pasi tha se aplikimi i Listës Serbe ka kaluar në filtrat e […]

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se moscertifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore.

Radoniqi në një prononcim ekskluziv për Klankosova.tv tha se moscertifikimi nuk ka bazë ligjore, ndërsa sipas tij, certifikimi ka bazë ligjore pasi tha se aplikimi i Listës Serbe ka kaluar në filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike.

“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi. Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin”, tha Radoniqi për Klankosova.tv.

Radoniqi tha se çështjet që janë ngritur dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket Listës Serbe, janë çështje të organeve të drejtësisë dhe jo të KQZ-së.

Lista Serbe dje nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e VV-së, teksa anëtarët e partive të tjera nuk morën pjesë në votim.

Të ngjashme
Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë