Rafuna: Çdo ndërhyrje në çmimin e energjisë është ndërhyrje në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës

Rafuna: Çdo ndërhyrje në çmimin e energjisë është ndërhyrje në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në protestën e cila është duke u mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë për Tregun e Lirë të energjisë ka thënë se sot jemi mbledhur këtu kundër një padrejtësie që është duke u bërë ndaj biznesit, ekonomisë së vendit  […]

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në protestën e cila është duke u mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë për Tregun e Lirë të energjisë ka thënë se sot jemi mbledhur këtu kundër një padrejtësie që është duke u bërë ndaj biznesit, ekonomisë së vendit  dhe si qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Nuk jemi sot këtu për lluks. Nuk jemi për me kërkuar mëshirë. Jemi me kërkuar një të drejtë tonën që na takon. Energjia elektrike është dritë. Është motor i zhvillimit ekonomik . Çdo ndërhyrje në çmimin e energjisë është ndërhyrje në standardin jetësor të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Rafuna ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë një pako për t’i ndihmuar bizneset gjatë fazës së tranzicionit.

“Ne të gjithë e kemi një kërkesë të vetëm na jepni një fazë të trancizionit. Përgatiteni tregun që të kaloj në tregun e lirë. Më pas edhe një paketë të cilën e kanë pasur të gjitha vendet e rajonit, Evropës por edhë më gjërë që i kanë ndihmuar bizneset që mos me vërejte asnjë efekt negativë që të mos ndikojë në ulje ose në mbyllje dhe të mos ndikoj në uljen e standardit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka treguar që asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë.

“Ne nuk jemi fajtor që nuk është përgatitë tregu. Nuk kemi konkurrencë, kemi  monopol. Dalja në treg të lirë nuk është kundër asnjë biznes për të dalur në tregun e lirë. Duhet të dijnë të gjithë. Asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë. Duam treg të lirë, duam të kemi konkurrencë. Duam të dalum në treg të lirë me vullnetin tonë jo në mënyrë të dhunshme ”, ka thënë ai.

Ai para protestueseve ka thënë se janë të bashkuar, ndërsa ka një mesazh për Qeverinë e Kosovës.

“Ata që heshtin. Ata që na injorojnë nuk do të fitojnë. Do të fitojë zëri i biznesit. Gjithkund ka fituar zëri i biznesit, mos na i mbyllni dyert. Mos na leni pa të ardhura”, ka thënë Rafuna./Periskopi

 

Fillon protesta e bizneseve kundër ZRRE-së

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta