Rafuna paralajmron protesta edhe më të ashpëra nga biznesët shkak i daljes në tregun e lirë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në emisionin “Reel Talk me Maxhunin” i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka treguar se 1 mijë e 300 biznese në Kosovë e përbëjnë 60 përqind të ekonomisë së Kosovës dhe janë kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit. Ndërsa, daljen në Treg të Lirë të Energjisë është tërësisht jo e favorshme.
“Këto 1 mijë e 300 biznese i kanë të punësuar 143 mijë punëtorë që i bie 50 përqindëshi i të punësuarëve në sektorin privat. Këto 1 mijë e 300 kompani e përmbëjnë 60 përqind të ekonomisë së Kosovës. Ndërsa, pjesëmarrja e këtyre 1 mijë e 300 kompanive në buxhetin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) që mbledh tatime pa Doganën e Kosovës vetëm në ATK është 50 përqind”.
“Shto këtu edhe Doganën e Kosovës dhe këta imoportojnë e lëndën e parë gjysmë produkte por edhe produkte finale, atëherë shkon lirshëm edhe 70 përqind total të buxhetit të shtetit që e mbushin këto 1 mijë e 300 kompani. Për arsye që i kemi kompanitë më të mëdha dhe që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro dhe këto janë ato që e mbushin buxhetin”, ka thënë Rafuna.
Me 30 maj ishte mbajtur për herë të parë protesta e bizneseve për të kundërshtuar Liberalizimin e Tregut të Lirë të Energjisë Elektrike. Gjatë kësaj proteste ishin mbyllur disa rrugë të kryeqytetit por vetëm një korësi kishte qenë e hapur.
Rafuna ka treguar se njëra korsi kishte qenë e hapur për shkak të “Defender Europe 2025” dhe nuk kishin dashur të ketë Kosova imazh të keq.
“Ideja ishte që me mauna të shfaqemi atë protestën dhe kemi pasur mirëkuptim për shkak të ‘Defender Europe 2025’ që është duke u zhvilluar në Kosovë. Kemi qenë në koordinim me gjithë institucionet kompetente vendore dhe ndërkmobëtare që mos me shkaktuar ndonjë pengesë dhe mos reflektuar keq prania dhe aktiviteti ‘Defender Europe 2025’. Ku dihet se ushtarët e NATO-s janë shumica në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe këtu ka qenë ideja që mos të pengojmë por të shprehum një pak knaqësi nëpërmjet maunavë si formë e civilizuar dhe si protest paqësore”, tha ai.
Rafuna ka paralajmëruar se protesta e radhës do të mbahet në shesh ku kësaj radhe do t’i bashkohen edhe me punëtorët.
“Kurse, tani përfaqësuesit e bizneseve së bashku me punëtorët do të marshojmë në shesh qoftëse nuk do të ketë reflektim edhe pas kësaj proteste do të ketë edhe protesta të tjera që do të jenë më të ashpëra”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në lidhje me bllokimin e hyrjeve dhe daljeve për në Prishtinë nga bizneset kishte thënë “se nga ky vendim pësojnë vetëm 1% e bizneseve”.
“Përderisa po flasim këtu Oda Ekonomike që duhet të qëndrojë pranë bizneseve, ajo po organizon bllokim të rrugëve. Për të mbrojtur 1% të bizneseve të mëdha në kurriz të 99% të tjerave të vogla po duan sot të vendosin barrikada. Ata po duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës, por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar. I kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që nuk do të lejojmë më të reja të vendosen”, kishte thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Rafuna këtë deklartë të kryeministrit Kurti e ka quajtur “dekaratë për konsum ditor”.
“Pa dashtë të lëshohem në deklartat e kryemininstit që i përdorë për konsum të vetit ditor ose për qëllime të veta. Protesta ka qenë e pastër prej biznesevë të Kosovës, nuk është 1 përqindëshi”, tha ndër të tjera Rafuna.
I pyetur se sa është shuma që këto kompani paguajnë për buxhetin e Kosovës?
“Prej buxhetit të Kosovës prej 900 milionë në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) që janë paguar në vitin 2024-të , 450 milionë janë që kanë ardhë prej tyre ose 50 përqindëshi i totalit janë prej këtyre 1 mijë e 300 kompanive”, tha tutje ai.
Rafuna ia ka kujtuar se kryeminsitrit në detyrë Albin Kurtit se pagën e merrë prej taksës që pagujnë bizneset.
“Edhe kryeministri e merr pagën prej këtyre bizneseve për shkak që 83 mijë të punësuar në sektorin publik në mënyrë indirekte e marrin pagën prej taksës që pagujnë këto bizneseve”, tha ndër të tjera Rafuna.