Rakiq fton serbët në takim urgjent: Të shtunën do të propozoj daljen nga institucionet

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas suspendimit të drejtorit të policisë në veri, Nenad Gjuriq, ka caktuar për të shtunën një takim urgjent për të gjithë përfaqësuesit të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës, ku do të propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga […]

“Duke pasë parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori i Drejtorisë Rajonale në Veri, z. Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë bashkëqytetarët e tij se kanë targa legale KM, vendim që dje u mirëprit nga kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu dhe e përkrahën. Dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë ku do t’u propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera”, tha Rakiq një deklaratë për mediat.

Ai i quajti krenarë ata serbë që nuk pranojnë të jenë “dekor i Prishtinës”, duke thënë se “është e nevojshme që ne në bashkëpunim me shtetin e Serbisë të forcojmë dhe ndërtojnë institucionet serbe në këto zona”.

Sipas tij, Gjuriq është zgjedhur në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Veri nga serbët dhe katër kryetarë komunash nga veriu dhe se “Prishtina nuk ka të drejtë të ndërmarrë asnjë sanksion ndaj tij”.

Të ngjashme
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

“Deçan, je krenaria e krejt shqiptarisë”, Haradinaj pas tubimit zgjedhor: Me Aleancën dhe Ardian Gjinin në krye, Kosova ka me u bo diamant