Rakiqi i Listës Serbe: Qeveria Kurti t’i ketë më shumë se 12 ministri, një na takon neve

Rakiqi i Listës Serbe: Qeveria Kurti t’i ketë më shumë se 12 ministri, një na takon neve

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kanë kërkuar një ministri nga Albin Kurti, pasiqë i kanë 11 mandate. “Kanë përmendur se nëse do të ketë një format tjetër qeveritar me më shumë ministri, Lista Serbe kërkon të ketë një post ministrot pasiqë Lista Serbe përfaqësohet nga 11 mandate”. “Takimi ndërmjet neve dhe […]

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kanë kërkuar një ministri nga Albin Kurti, pasiqë i kanë 11 mandate.

“Kanë përmendur se nëse do të ketë një format tjetër qeveritar me më shumë ministri, Lista Serbe kërkon të ketë një post ministrot pasiqë Lista Serbe përfaqësohet nga 11 mandate”.

“Takimi ndërmjet neve dhe zotit Kurti që ka ftuar ai, kemi shpalosur qëndrimin tonë në drejtim të zotit Albin Kurti sa i përket përbërjes së Qeverisë.  Ajo që dihet është se pa Listën Serbe nuk mund të krijohet qeveri dhe këtë ia kemi shpalosur edhe zotit Kurti.  Është një detaj që është me rëndësi që të shpaloset për opinionin, shihni edhe vet nuk ka ende një marrëveshje mes përfaqësuesve politik, por është e qartë se do të ketë më shumë se 12 ministri dhe sipas Kushtetutës, ju e dini se Lista Serbe do të ketë 11 përfaqësues në Kuvendin e Kosovës dhe kjo do të thotë se në rast të përbërjeve të tilla, Lista Serbe duhet të ketë edhe një Ministri sic është paralajmëruar edhe më herët”, ka thënë Rakiq, percjell Periskopi.

Ndërkohë edhe deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, pas takimit me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti tha se kanë kërkuar nga ky i fundit që të kenë ministrinë e 13-të.

Në këtë takim ku kanë marrë pjesë Hetem Arifi dhe Duda Balje, ai tha se deri tani tri komunitetet nuk kanë pasur përfaqësim.

“Kërkesa jonë ka qenë prej fillimit që të kemi një përfaqësim ku komunitetet kanë mundësi të jenë më aktive në vendimmarrje. Komuniteti egjiptas ka kërkuar nga fillimi që të ketë një fuqi më të madhe politike sidomos në qeverisje. Normalisht kërkesat tona ishin në tryezë, u bisedua gjatë për mundësinë e një bashkëpunimi, megjithatë ka mbetur që të kthehemi prapa dhe të bisedojmë me kryesitë tona dhe ditëve në vijim do të kemi një vendim se a do ta përkrahim, apo jo. Është një kërkesë legjitime që të ndryshojë meqenëse edhe votuesit kanë votuar për ndryshime. Edhe ne si komunitete në veçanti egjiptase, romë dhe ashkalinj, e dini që kemi qenë të pa përfaqësuar me ministri dhe ka qenë kërkesë shumë legjitime që kësaj radhe këto komunitete të drejtojnë mundësi dhe të ndryshojë opinioni per neve se ne jemi të zotë për të drejtuar ministri”, tha Berisha.

 

Të ngjashme
Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen