Rama deklarohet pas takimit me Kurtin, prezent edhe aktori francez

Rama deklarohet pas takimit me Kurtin, prezent edhe aktori francez

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se ka shkrirë raportet me Albin Kurtin, ku edhe u takua sot dhe biseduan rreth mirëkoordinimin e të dy qeverive.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë”, ka shkruar Rama.

Tutje, Rama tha se me Kurtin patën një moment pushimi me autorë kosovarë dhe aktorin  e filimit “Unë dhe Millosheviçi”, Gerad Depardieu, film i cili po xhirohet në Shqipëri.

“Patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi””, shtoi Rama.

Kujtojmë se njëherë një kohë, Rama dhe Kurti, kishin ngrirë raportet mes tyre për shkak të afrimit të Ramës me presidentin Thaçin dhe mbështetjes së planit të Thaçit rreth shkëmbimit të territoreve.

 

Shpërndaje në: