Rama e zbriti Evropën në Tiranë, Kurti kritikohet rëndë nga BE-ja, e quajnë “kryeministër në largim”

Rama e zbriti Evropën në Tiranë, Kurti kritikohet rëndë nga BE-ja, e quajnë “kryeministër në largim”

Derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama merrte përqafime nga liderët evropianë, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti sot mori kritika e mesazhe në lidhje me veprimet e tij të fundit, shkruan Periskopi. Duke iu referuar si kryeministër në largim, Bashkimi Evropian i ka reaguar Albin Kurtit lidhur me aksionet e fundit që janë zhvilluar […]

Duke iu referuar si kryeministër në largim, Bashkimi Evropian i ka reaguar Albin Kurtit lidhur me aksionet e fundit që janë zhvilluar në veri të vendit.

Nga BE, janë shprehur veçanërisht të shqetësuar me operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dhe ato të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtim të besimit ndërmjet komuniteteve.

“Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve”, thuhet mes tjerash nëreagimin e BE.

Në anën tjetër, Kurti sot u kritikua nga Gjermani dhe Britania e Madhe në lidhje me zhagitjen e konstituimit të Kuvendit dhe për sulmet që partia më e madhe në vend, Vetëvendosje po bën vazhdimisht ndaj mediave dhe gazetarëve.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kur u pyet se cila është zgjidhja që të dilet nga ngërçi politik, ai e ndërlidhi situatën me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Ndërsa, në anën tjetër ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, pas një takimi që pati me kryetarin e AGK’së Xhemajl Rexha dhe juristen e medias Flutura Kusari, u shpreh i shqetësuar me pengesat e fundit në mjedisin e gazetarisë së lirë

“Kosova duhet të jetë krenare për të kaluarën e saj demokratike, por pengesat e fundit në mjedisin e gazetarisë së lirë, të pavarur dhe të patrembur janë shkak për shqetësim.”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Por, edhe pas thirrjeve nga ndërkombëtarët, sulmet ndaj gazetarëve vazhduan. Ishte ministrja në detyrë e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila sot i quajti mediat “produkt i krimit të organizuar”.

Ky reagim i saj erdhi, duke tentuar t’i dal në mbrojtje ministrit në detyrë, Faton Pecit, e që mediat raportuan rreth skandaleve në ministrinë që ai drejton./PERISKOPI

Të ngjashme
Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin