Rama i ashpër me Muratin: Boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit!

Rama i ashpër me Muratin: Boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se komuna i ka dërguar shkresë zyrtare Ministrisë së Financave për zhbllokim të buxhetit të kryeqytetit. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se krejt çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve politike të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, transmeton Periskopi. Tutje, […]

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se krejt çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve politike të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, transmeton Periskopi.

Tutje, ai përmes këtij postimi i drejtohet drejtpërdrejt Muratit, duke i thënë: “Hekuran Murati, boll me lojëra politike. Zhblloko buxhetin e kryeqyteti”.

“Hekuran, mos rri tu e gjujt përgjegjësinë! Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër! Çdo status që shkruan në Facebook nuk është kurgjo tjetër veçse një përpjekje e lodhtë për me manipulu narrativën publike dhe me zhvendos fajin”.

“Ne sot i kemi dërguar Ministrisë së Financave edhe një shkresë tjetër zyrtare, sepse buxheti i Kryeqytetit i përfshirë qartësisht në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025  vazhdon të mos ekzekutohet.  Dhe për këtë, përgjegjësia politike është e JOTJA!”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Tutje, Rama thotë se kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt.

“Po flasim për 33 milionë euro të bllokuara, prej tyre 23 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, të cilat mbesin pezull për shkak të vendimmarrjes tënde.  Ky është një veprim që, në vlerësimin tonë institucional dhe publik, bie ndesh me logjikën e qeverisjes, me frymën e ligjit dhe me parimet më bazike të funksionimit të pushtetit lokal”.

“Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë.  Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt e as tënde!”, shkroi ai.

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme