Rama “ngacmon” Macron-in: Harrove të na urosh për paqen me Azerbajxhanin që bëri Trump

Rama “ngacmon” Macron-in: Harrove të na urosh për paqen me Azerbajxhanin që bëri Trump

Kryeministri Edi Rama i ka nisur me nota humori takimet në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, duke iu referuar një ngatërrese të presidentit amerikan Donald Trump, i cili së fundmi përmendi gabimisht një “konflikt Shqipëri-Azerbajxhan”. Në një bisedë me presidentin francez Emmanuel Macron, Rama tha me shaka se Franca duhet […]

Në një bisedë me presidentin francez Emmanuel Macron, Rama tha me shaka se Franca duhet të kërkojë ndjesë, sepse nuk e ka uruar Shqipërinë për një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin – një marrëveshje që, sipas “versionit” të Trump, ishte ndërmjetësuar nga vetë ai.

“Duhet të na kërkoni falje që nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Ai punoi shumë për këtë”, tha Rama, raporton AP, transmeton Periskopi.

Ngatërrimi i Trump – që në vend të procesit të paqes Armeni-Azerbajxhan përmendi Shqipërinë – ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Gjatë një interviste të gjatë në emisionin “Fox and Friends”, presidenti amerikan pretendoi se i kishte dhënë fund luftës midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë – dy vende që, për habinë e të gjithëve, nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën.

Kjo ishte hera e dytë që Trump bën të njëjtën gafë. Në gusht, gjatë një interviste në “Mark Levin Show”, ai përmendi “paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, ndërsa në fakt i referohej konfliktit në Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë./Periskopi/

Të ngjashme
Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Vërshimet në Rahovec shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Nisin të "zhduken" profilet e rreme pro VV'së: Jona Çitaku mbyllet pas denoncimit të Lule Gjelit

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Konjufca paralajmëron se Albulena Haxhiu pritet të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Nuk ka asgjë për t’u habitur me sulmin në Berlin

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim

Vërshimi i nënkalimit në Ferizaj, Komuna del me sqarim