Rama njofton shkarkimin e Veliajt, shpall Manastirliun kandidate për Tiranën

Rama njofton shkarkimin e Veliajt, shpall Manastirliun kandidate për Tiranën

Nga Asambleja e PS, kryeministri shqiptar, Edi Rama i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Rama kërkoi të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i Veliajt, teksa propozoi si kandidate për kryebashkiake, ministren aktuale të Arsimit, Ogerta Manastirliu. ”Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në […]

Nga Asambleja e PS, kryeministri shqiptar, Edi Rama i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Rama kërkoi të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i Veliajt, teksa propozoi si kandidate për kryebashkiake, ministren aktuale të Arsimit, Ogerta Manastirliu.

”Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër”.

”Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë”./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve