Ramadani: KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se KFOR nuk e ka lejuar ministrin Elbert Krasniqi që të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit. Ai thotë se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë dhe sipas tij, ‘ky është një indikacion për fazën se si KFOR ka vendosur të ushtrojë kompetencat’. Ramadani shkruan: KFOR-i nuk lejoi […]
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se KFOR nuk e ka lejuar ministrin Elbert Krasniqi që të hyjë në objektin e komunës së Zveçanit.
Ai thotë se ngjarja ka ndodhur këtë të hënë dhe sipas tij, ‘ky është një indikacion për fazën se si KFOR ka vendosur të ushtrojë kompetencat’.
Ramadani shkruan:
KFOR-i nuk lejoi ministrin Elbert Krasniqi të hyjë në objektin e Komunës së Zveçanit.
Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, më 29 janar 2024, në orët e pasdrekës derisa Ministri i Qeverisë së Kosovës shkoi për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit.
KFOR-i ktheu mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga komuna e Zveçanit, duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta.
Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake./Periskopi












