Ramush Haradinaj e pret zyrtarisht investitorin indian që akuzohet për mashtrim dhe shpërlarje parash

Ramush Haradinaj e pret zyrtarisht investitorin indian që akuzohet për mashtrim dhe shpërlarje parash

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para dy ditësh në opinionin publik prezantoi një investitor potencial  të shquar,  siç e quajti ai indianin Cheetan Sandesara, pronar  i kompanisë ‘Sandesara Group’.  Periskopi pas një hulumtimi rreth këtij biznesmeni  që punën  e kishte zhvilluar kryesisht në  Nigeri,  ka kuptuar se gjatë  vitit të kaluar, bashkë me vëllain e […]

Sipas një postimi të Haradinajt në Facebook të datës 22 Shkurt 2019, Sandesara  i cili kishte punë me drejtësinë është  i interesuar të investojë në sektorin e turizmit dhe bujqësisë në Kosovë.

‘’Nga përfaqësuesi i “Sandesara Group” nga Nigeria, Cheetan Sandesara, u njoftova për interesimin për të investuar në sektorin e turizmit dhe të bujqësisë në bashkëpunim me degën e tyre në Amerikë. Kosova ka një spektër të gjerë ofertash për investimet e huaja direkte dhe si rezultat i reformës fiskale, lehtësirave tatimore dhe garantimit të kapitalit të tyre nga Qeveria, interesimi i investitorëve për vendin tonë është rritur hovshëm’’, thuhej në njoftimin e Kryeministrit.

 

Megjithatë Periskopi ka gjetur se në shtator të vitit të kaluar, Cheetan Sandesara bashkë me vëllain e tij Nitin Sandesara akuzoheshin për mashtrim të një konsorciumi bankash për më shumë se 5 mijë krore (valutë afrikane).

Byroja Qendrore e Investigimeve i kishte kërkuar informacione Interpolit të Nigerisë për familjen Sandesaran që besohej se po fshiheshin diku në vendin afrikan.

Në qershor, direktorati i forcave të ligjit u kishte konfiskuar një pasuri prej 4 mijë e 700 kroreve të Sterling Biotech Limited, ndërsa po investigonte në rastin e shpëlarjes së parave.

Përgjatë këtyre hetimeve, u lëshuan urdhër-arreste për shumë persona, përfshirë edhe Nitin Sandesaran.

Po ashtu, mësohet  se për Sandensarat ishte lëshuar edhe urdhëri i ekstradimit nga Nigeria e më pas Italia për në Indi, e që iu kishin shmangur thirrjeve për nisjen  e hetimeve.

Vëllezërit Sandesara kanë udhëhequr me një numër të madh kompanish, duke filluar në vitet ’80 me një të çajit.  Fitimet më të mëdha i kishin nga eksplorimi i naftës dhe gazit në Nigeri.

Kryeministri Ramush Haradinanaj vazhdimisht fton investitoret e huaj që të hapin bizneset e tyre në vendin tonë, duke thënë se Kosova është adresë e duhur dhe krijon kushte të mira.

‘’Kosova është adresa e duhur për investitorët e huaj. Qeveria ka punuar në vazhdimësi që të krijoj kushtet më të mira për investimet direkte. Tani me ligjin e ri dhe me progresin e bërë në shumë fusha, është krijuar klimë e mirë për partneritet të suksesshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik me investitorët serioz”, ka thënë së fundmi Haradinaj.

Gjatë vitit 2018, investimet e huaja kishin shënuar rënie të madhe. Vetëm në  pesë mujorin e parë të vitit të kaluar, kishte pasur rënie prej hiç më pak se për 34 për qind. Njohësit e çështjeve ekonomike kishin thënë  se rënia e investimeve ekonomike ka ndodhur për shkak të mos stabilitetit politik në vend dhe për shkak të ngecjeve në realizimin e projekteve të mëdha./PERISKOPI/

 

 

 

 

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria