Raportimet se kërkoi 100 milionë dollarë për të mos e ngritur aktakuzën: Dorëzohet në Departament të Drejtësisë kundër Jack Smith

Raportimet se kërkoi 100 milionë dollarë për të mos e ngritur aktakuzën: Dorëzohet në Departament të Drejtësisë kundër Jack Smith

Ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare, John Moynihan, ka dorëzuar një dosje në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) kundër ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Jack Smith, duke pretenduar se ai ka udhëhequr një “skemë korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës. Në platformën “X” […]

Ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare, John Moynihan, ka dorëzuar një dosje në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) kundër ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Jack Smith, duke pretenduar se ai ka udhëhequr një “skemë korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës.

Në platformën “X” është publikuar një dokument 151 faqe në të cilin pretendohet se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një “skeme korruptive” nën udhëheqjen e ish-prokurorit të specializuar kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në tekst është aluduar se ish-prokurori special për hetimin dhe ndjekjen penale të ish-krerëve të UÇK-së ka kërkuar ryshfet prej “100 milionë dollarëve” nga “një kryetar shteti” në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin “kryetar shteti” dhe cilin rast bëhet fjalë.

Paul Sperry, gazetar dhe kolumnist i tabloidit konservator amerikan Neë York Post, ka njoftuar nëpërmjet platformës “X” të mërkurën se tashmë në DOJ është dorëzuar një dosje kundër Smithit, në të cilën pretendohet se ai është përfshirë një një “skemë të zhvatjes” së miliona dollarëve nga individë të pasur për t’i liruar nga akuzat për krime lufte.

Patrick Byrne, biznesmen dhe pronar i disa kompanive amerikane, në një artikull të publikuar në platformën e internetit “Deep Capture” të premten e javës së kaluar, ka hedhur akuza të rënda ndaj Smithit, derisa ka publikuar edhe dokumentin në fjalë.

“Jack ka dërguar njerëz në Evropën Lindore për t’ua përcjellur mesazhin e mëposhtëm palëve të ndryshme: Ne e dimë se gjatë luftës civile në Jugosllavi ju keni vrarë disa njerëz. Jack do t’ju padisë, por nëse do vendosësh X shumën në një valixhe që unë do t’ia dërgojë atij, problemet e tua largohen”, ka shkruar ai, duke e cilësuar “shantazhues” Smithin.

“Ne kemi mësuar për këto akuza për shkak të sinjalizuesve evropianë, të cilët jo vetëm që kanë ndarë historitë, por ata kanë shkruar deklarata të detajuara dhe të shkëlqyera, kanë siguruar tekste dhe të dhëna financiare. Lexoni vetë 151 faqet e dokumentit. Jack, nga vendi ku jam ulur, duket i lajthitur”, ka shkruar Byrne, i cili njihet për teoritë konspirative.

Byrne e ka projektuar veten si sinjalizues të shkeljeve të pretenduara financiare duke përdorur platformën e internetit “Deep Capture” në SHBA, ku shpesh ka akuzuar njerëz për marrje apo dhënie të ryshfetit. Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, ka paditur personin në fjalë për shpifje rreth pretendimeve për marrje të ryshefetit nga Irani./albanianpost/

 

Të ngjashme
E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes