Raportohet se krerët e UÇK-së kanë refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales: U trajtuam çnjerëzisht, ju heshtët

Raportohet se krerët e UÇK-së kanë refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales: U trajtuam çnjerëzisht, ju heshtët

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – kanë refuzuar takimin me Avokatin e Popullit të Gjykatës Speciale në Hagë. Sipas Nacionale, katërshja udhëheqëse e UÇK-së, në lidhje me refuzimi e vizitës nga ky institucion brenda gjykatës, i ka renditur një për një shkeljet që, sipas […]

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – kanë refuzuar takimin me Avokatin e Popullit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Sipas Nacionale, katërshja udhëheqëse e UÇK-së, në lidhje me refuzimi e vizitës nga ky institucion brenda gjykatës, i ka renditur një për një shkeljet që, sipas tyre, DHSK-ja ka kryer ndaj tyre dhe për të cilat Ombudspersoni ka heshtur.

Krerët e UÇK-së janë ankuar për “trajtime çnjerëzore” nga Njësisa Paraburgimit, si dhe për një sërë shkeljesh të tjera të rënda që, sipas tyre, janë injoruar nga Avokati i Popullit, ndonëse ai është mandatuar pikërisht për të adresuar raste të tilla.

Madje, i kanë bërë të ditur se me këtë qasje të heshtur, ai ka cenuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përveç të tjerash, sipas burimeve të Nacionales, krerët e UÇK-së kanë bërë të ditur se shkeljet në fjalë i kanë adresuar edhe Avokatit të Popullit në Kosovë.

Në rrethana të tilla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shprehur se nuk gjejnë asnjë arsye për të pranuar një vizitë nga Ombudspersoni i Gjykatës Speciale.

Sipas tyre, Avokati i Popullit pranë Dhomave të Specializuara ka qenë i pasinqertë kur në prill të këtij viti, gjatë një interviste për T7, minimizoi ankesat e të paraburgosurve, duke i reduktuar ato në “ankesa për ushqim dhe rregullat e burgut”.

Një deklaratë e tillë, siç i kanë thënë burimet Nacionales, nuk paraqet në asnjë mënyrë gjendjen e vërtetë të krerëve të UÇK-së në paraburgim.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka kritikuar ashpër trajtimin që u është bërë të akuzuarve nga ana e Gjykatës, Prokurorisë dhe Qendrës së Paraburgimit.

Madje, gjatë një takimi me kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ai ka theksuar se Ombudspersoni i Speciales nuk mund të konsiderohet i pavarur për sa kohë që është njeri nga anëtarët e Dhomave të Specializuara./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve